Search

Elektrolizuesi më i madh në Australi për prodhimin e hidrogjenit të gjelbër fillon operimin

20 Maj, 2021


Një operacion i mbështetur nga qeveria e Australisë Jugore për të prodhuar dhe shpërndarë hidrogjen të gjelbër përmes tubacioneve të gazit zyrtarisht ka filluar operimin.

Mirëpo, i ashtuquajturi “gazi i ripërtërishëm” i prodhuar do të përfaqësoj vetëm një fragment të vogël të sasisë së gazit të shpërndarë tek pajisjet dhe hapësirat shtëpiake të amvisërive.

Hidrogjeni do të përbëjë vetëm 5 përqind të gazit të përzier, ndërsa gazi i karburantit fosil do të përbëjë 95 përqind.

Etiketuar si “Elektrolizuesi më i madh në Australi”, në vetëm 1.25 megavat, Parku i Hidrogjenit i Jugut të Australisë (HyP SA) operohet nga Rrjeti i Gazit të Australisë. Teksa industria e gazit shpreson se “hidrogjeni i gjelbër” do të jetë shpëtimtari potencial i investimeve të zhtyura në tubacionet e gazit.

Hidrogjeni që do të prodhohet do të përzihet me karburantin fosil që përbënë sasi të konsiderueshme të gazit të metanit, ndryshe i njohur si gazi natyral, dhe të shpërndahet përmes tubacionit të rrjetit të gazit ku cak kanë 700 amvisëri.

Hidrogjeni, që nuk emeton fare CO2 me djegien e tij, do të përbëjë vetëm 5 përqind të gazit të përzier, ndërsa gazi i karburantit fosil do të përbëjë 95 përqind.

Mirëpo, qeveria e Australisë Jugore shpreson që të zgjeroj pilotin projektin e saj, teksa synon të rrisë pjesëmarrjen e hidrogjenit në përzierjen e gazit deri në 10 përqind, sërish duke rezultuar në një ulje të vogël të emetimeve.

Në vetëm 5-10 përqind hidrogjen, uljet e emetimeve do të jenë papeshë të mëdha, dhe sigurisht nuk do të bëjë diçka që do t’a përafronte me synimin për të ulur në net zero emetimet e amvisërive. Vetëm një elektrifikim i plotë i hapësirës dhe ngrohjes së ujit dhe pajisjeve të gatimit do mund të arrinte atë.

Por, kjo nuk duket se ka ndaluar Rrjetin e Gazit Australian për ta etiketuar këtë përzierje si “gaz i ripërtërishëm” dhe “gaz i pastër për djegie”.

Australi - Oceanex synon parqe masive të erës në det të hapur, me kapacitet total 10GW

Lexo më shumë

Australia e Jugut synon të bëhet lider në prodhimin, konsumin por edhe eksportin e hidrogjenit të gjelbër në nivele botërore

Për më tepër, është bërë e ditur se shteti ka një vizion të guximshëm sa i përket hidrogjenit të gjelbër, duke shpalosur planet për t’u bërë eksportues i hidrogjenit të gjelbër përmes tre qendrave të hidrogjenit që rrjedhimisht do të kenë nevojë për rreth 12GW të kapaciteteve të energjisë së ripërtërishme, të erës dhe solare, për të realizur prodhimin e tij.

Ndërtimi i impiantit të hidrogjenit ka përbërë një kosto 14.5 milion dollar, nga të cilat qeveria e Australisë së Jugut ka kontribuar me 4.9 milion dollar.

Gjersa në ceremoninë hapëse, Minsitri i Energjisë dhe Minierave i Australisë Jugore, Dan van Holst Pellekaan, tha që shteti ka ambicie për t’u bërë një lider botëror në prodhimin, konsumin por edhe eksportin e hidrogjenit të ripërtërishëm.

“Hidrogjeni i gjelbër është karburanti i së ardhmes dhe do të luaj një rol për të ndihmuar të arrijmë objektivat e 100% energji të ripërtërishme dhe për të ulur emetimet e gazrave serrë për më shumë se 50% në Australinë e Jugut deri në 2030”, tha ai.

Kompania australiane do të përdorë dy metodat për nxjerrjen e litiumit për të mbuluar kërkesën botërore këtë dekadë

Lexo më shumë