Search

Kompania australiane do të përdorë dy metodat për nxjerrjen e litiumit për të mbuluar kërkesën botërore këtë dekadë

19 Prill, 2021


Prodhuesit Australian të litiumit, Orocobre dhe Galaxy, do të bashkohen për të krijuar atë, që po pretendojnë, kompania e pestë më e madhe në botë për kemikale të pastër të litiumit, me një treg me vlerë rreth 4 miliardë dollar, me operacione të litiumit në Australi, Argjentin, Kanada dhe Japoni.

Siç dihet, litiumi është një nga komponentët qëndror të baterive litium-joni. Mirëpo, me rritjen e elektrefikimit të transportit dhe me bateritë të kyçura në rrjetin elektrik që pritet të luajnë një rol kyç në rrjetet elektrike të furnizuara me energji nga burimet e ripërtërishme, kërkesa për litium pritet që të shpërthej këtë dekad.

Ndërsa, Australia momentalisht është larg prodhuesi më i madh në botë i litiumit, përcjellur nga Kili, mirëpo prodhimi i këti materiali mjaft të kërkuar nga sektori energjetik bëhet nga dy metoda mjaft të përhapura të gërmimit të litiumit.

Metoda e parë përfshin nxjerrjen e koncentratit të mineralit të litiumit spodumene, nga shkëmbi i fortë, ndërsa metoda tjetër përbehet nga nxjerrja e karbonatit të litiumit nga shëllira, e gjetur përgjithësisht në liqenet e kripës së brendshme veçanërisht në Amerikën e Jugut.

Ndërkaq, kompania e formuar ka bërë të ditur se pritet të përdor të dy metodat, me shkëmbinj të fortë në Mt Caittlin, në Perëndim të Australisë, dhe James Bay në veri – lindje të Kanadës, si dhe me shëllirë në Olaroz dhe Naraha në Kili dhe Sal de Vida në Argjentinë.