Search

Bullgaria lë të kuptojë se ka përcaktuar vitin 2025 për mbylljen e mundshme të të gjitha termocentraleve të qymyrit

03 Gusht, 2021


Qeveria e Bullgarisë ka shpalosur projektet e ardhshme të cilat lënë të kuptojnë se synon të lëviz drejt mundësive zhvillimore që nuk përfshijnë thëngjillin, me një mbyllje të termocentraleve të thëngjillit deri në gjysmën e parë të vitit 2025.

Lajmin e ka bërë të ditur balkangreenenergynews.com, ku është raportuar se Bullgari i ka bërë të ditur Bashkimit Evropian se do të zëvendësojë termocentralet e mëdha ekzistuese të thëngjillit me gaz, dhe se do të anulojë dy marrëveshje për blerje të energjisë me sisteme në pronësi private që përdorin karburantin ndotës.

Në Planin Kombëtar të Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë, që i është dërguar Bashkimit Evropian për aprovim, është shpalosur se impiantet Maritsa Iztok 2 apo Marista e Lindjes 2, termocentrali më i madh i thëngjillit në vend, do të zëvendësohet me sistem të gazit deri në mes të vitit 2025.

Tutje, dy marrëveshje afatgjata për blerje të energjisë për impiante gjeneruese nga thëngjilli janë duke trazuar tregun dhe do të përfundojnë deri në mes të 2022, është cituar në dokument.

Megjithatë, nëse mbyllen termocentralet e përmendura në dokument, kompania e minierave të qymyrit të kontrolluar nga shteti nuk do të ketë kë t’i shesë lëndë djegëse fosile të dëmshme, sipas artikullit.

Bullgaria, Polonia, Rumania, Kroacia kanë më së shumti prezencë të grimcave PM2.5 në BE

Lexo më shumë

Impianti i planifikuar i gazit me kapacitet prej 1GW mund të zëvendësojë pothuajse plotësishtë kompleksin e thëngjillit Maritsa të Lindjes

Raportimet theksuan se Plani Kombëtar i Rimëkëmbjes dhe Qëndrueshmërisë përfshinë edhe zëvendësimin e termocentralit me gaz 1 GW i cili mund të ndërtohet vetëm në vendin e Maritsa East 2, duke ngritur shqetësimet e konkurrencës.

Projekti vlerësohet rreth 850 milionë euro, nga të cilat qeveria përllogaritë 255 milionë euro nga plani dhe një shumë ekuivalente nga Fondi i Modernizimit, ndërsa pjesa tjetër pritet që të sigurohet nga burime private.

Mirëpo, Bullgari deri më tani ka refuzuar përshpejtimin e planeve për të larguar thëngjillin dhe është mbetur në afatin e përcaktuar nga BE, 2050.

Ndërkaq, vendet e tjera të rajonit kohët e fundit poashtu kanë anuluar planet rreth projekteve të termocentraleve të thëngjillit dhe janë duke shrytë përpara planet dhe ambiciet për një largim të thëngjillit, mirëpo në mungesë të njoftimeve zyrtare nga zyrtarë të lartë.

Mirëpo, siç është raportuar edhe më herët, ndërmarrjet e kontrolluara shtetërore duket se janë nën presion nga kostoja e emetimeve të dioksidit të karbonit, apo në rastin e Ballkanit Perëndimor, Mekanizmin e Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM) të BE, që përbënë një taksë të CO2 për importuesit.

Duket se disa nga qeveritë e rajonit janë duke hezituar që të marrin përgjegjësinë për të jetëzuar tranzicionin enegjetik, pasiqë kjo pritet të nënkuptojë një humbje masive të vendeve të punës në sektorin e burimeve fosile, veçanërisht në miniera.

Në anën tjetër, dëmet apo humbjet mund të zbuten me anë të fondeve të BE -së, ndërsa vonimi i veprimit mund të rrisë ndjeshëm kostot në planin afatgjatë.

Të tjerët, veçanërisht Greqia dhe Maqedonia e Veriut, po ecin përpara me objektiva ambiciozë, ka raportuar balkangreenenergyneës.

Janez Kopac – Politikanët kanë frikë të implementojnë taksën e karbonit për shkak rritjes së çmimit të energjisë

Lexo më shumë

Qeveria në Sofje synon të subvencionojë familjet me 72 milionë euro për fotovoltaikë në çati

Qeveria e Bullgarisë ka zotuar 72 milion euro për të mbuluar kostot e instalimit të paneleve solare në catitë e sektorit rezidencial.

Raportimet kanë bërë të ditur se amvisëritë kanë të drejtë të përfitojnë 3,100 deri në 5,600-euro për sistem të energjisë solare, ndërsa qytetarët që janë në rrezik të varfërisë energjetike kanë të drejtë të përfitojnë 100% subvencionim.

Në këtë mënyrë, ata që nuk janë të lidhur me ngrohjen qendrore apo gaz do të jenë në gjendje të aplikojnë për subvencione për sistemet termike diellore.

Ndryshe, Bullgari ka përcaktuar një objektiv për instalimin e së paku 1.7GW të kapaciteteve fotovoltaike, gjë që do të dyfishonte kapacitetin e saj, të ndarë në gjashtë tenderë gjashtëmujorë duke filluar vitin e ardhshëm.

Për më tepër, raportimet kanë theksuar se gjithashtu ekziston mundësia për të instaluar impiante fotovoltaike në ish -minierat e qymyrit në zonën Maritsa East.

BE miraton ligjin historik të ndryshimit të klimës, Bullgari abstenon në votim

Lexo më shumë