Search

Bullgaria, Polonia, Rumania, Kroacia kanë më së shumti prezencë të grimcave PM2.5 në BE

15 Qershor, 2021


Bullgaria, Polonia, Rumania, dhe Kroacia kanë shënuar vlerat më të larta të ndotjes me grimca PM2.5 në Bashkimin Evropian, sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Eurostat, agjencia e BE-së për statistika, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Në listën e shteteve anëtare të BE-së, koncentrimi vjetor i grimcave PM2.5 është më i larti në zona urbane në Bullgari dhe Poloni, për të vazhduar me Rumaninë dhe Kroacinë. Të dhënat janë për vitin 2019. Për krahasim, nivelet më të ulta të koncentrimit të grimcave PM2.5 janë shënuar në zona urbane në Estoni, Finlandë dhe Suedi.

Ndërsa prania e grimcave PM2.5 për shumë vite me radhë ishte nën kufinjtë e përcaktuar nga viti 2015, zona të ndryshme me ndotje të jashtzakonshme vazhdojnë të jenë aktive. Përkundër rënies së viteve të fundit, nivelet e ndotjes së ajrit në vitin 2019 vazhdojnë të jenë mbi nivelet e rekomanduara nga OBSH, ka thënë Eurostat.