Search

BE miraton ligjin historik të ndryshimit të klimës, Bullgari abstenon në votim

30 Qershor, 2021


Vendet anëtare të Bashkimit Evropian këtë të hënë kanë dhënë çfarë konsiderohet si vula përfundimtare e aprovimit për të bërë objektivat për të ulur emetimet e gazrave serrë të bllokut të shteteve Evropiane të detyrueshme me ligj.

Lajmin e ka bërë të ditur Reuters, e cila ka theksuar se politikbërësit e BE janë duke përgatitur një pako të re të politikave në betejën kundër ndryshimit klimatik.

Negociatat nga Parlamenti dhe vendet anëtare të Bashkimit Evropian kanë çuar në një marrëveshje në prill në lidhje me ligjin për klimë, që përcakton objektivat për të ulur net emetimet e BE deri në 55% deri në 2030, në krahasim me nivelet e regjistruara në 1990, dhe për t’i eliminuar krejtësisht deri në 2050.

Ministrat e 27 vendeve të BE miratuan zyrtarisht marrëveshjen këtë të hënë, përvec Bullgarisë, vend i cili abstenoi

“Kompromisi i fundit nuk reflekton mjaftueshëm pozicionin tonë kombëtar”, ka thënë një zyrtar i qeverisë Bullgare, duke mos specifikuar tutje arsyet e argumentit të vendit.

Ndërkaq, liderët nga të gjitha vendet e BE kanë nënshkruar objektivat e përcaktuar për të ulur emetimet deri në 2030 në dhjetor, të cilat synojnë që të vendosin bllokun e shteteve në rrugën që, nëse ndjeket nga pjesa tjetër e botës, do të shmangnin ndikimet më të këqija të ndryshimit të klimës.

Reuters raporton se objektivat më tepër aplikohen në emetimet e përgjithshme të BE-së, sesa në kërkesa detyruese indiviiduale për secilin vend.

Bullgaria kërkon ndihmë nga Komisioni Evropian për t’u larguar nga qymyri

Lexo më shumë

Ekspertët vlerësojnë që për të arritur objektivat e ri të përcaktuar, kërkohet një ndryshim i madh i politikave të mëparshme

Tutje, ligji synon që të vendosë klimën në zemrën e politikbërjes së BE, duke siguruar që rregulloret e ardhshme mbështesin synimet për ulje të emetimeve.

Mirëpo, ekspertët nënvizojnë që për të arritur këtë, kërkohet një ndryshim i madh i politikave, ku shumica e ligjeve të BE janë të projektuara për të plotësuar objektivat e mëparshme të uljeve të emetimeve deri në 40% deri në 2030.

Komisioni Evropian do të fillojë këtë përditësim apo azhurnim të rregulloreve më 14 korrik, kur do të propozojë një sërë politikash për të riformuar industrinë, energjinë, transportin dhe amvisëritë për të emetuar më pak CO2.

Sipas Reuters, propozimet do të përfshijnë reforma të tregut të karbonit të BE, standarde më strikte të CO2 për automjete të reja, dhe objektiva më ambicioz për energji të ripërtëritshme.

Ligji për klimë kërkon nga Brukseli pritet që të lansojë dhe angazhojë një trup të pavarur ekspertësh për të këshilluar rreth politikave klimatike, dhe një mekanizëm si buxhet për të llogaritur emetimet totale që BE mund të prodhojë nga 2030 deri në 2050, nën objektivat klimatik.

Cilat janë përkushtimet që rrjedhin nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor?

Lexo më shumë

Marrëveshja e Gjelbër Evropiane: Mekanizmi i ri financues në mbështetje të energjisë së ripërtërishme

Lexo më shumë