Search

Janez Kopac – Politikanët kanë frikë të implementojnë taksën e karbonit për shkak rritjes së çmimit të energjisë

11 Qershor, 2021


Drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, zhvilloi një intervistë me EUROACTIV, ku diskutoi situatën aktuale energjetike të palëve kontraktuese, veçanërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe planet e tyre për të futur çmimet e karbonit dhe vështirësitë që ndjekin procesin e largimit të qymyrit.

Mali i Zi i vetmi vend në rajon me çmim të karbonit

Kopac sqaroi se një Skemë e Tregtimit të Emetimeve është aktualisht jashtë mundësive për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, një çmim i karbonit duhet të futet sa më shpejt të jetë e mundur tha ai, me Malin e Zi vendin e vetëm që ka bërë një hap të tillë në rajon.

“Vendi i vetëm që ka prezantuar një formë të çmimit të karbonit është Malizi i Zi, i cili ka transpozuar pjesë të direktivës së ETS vullnetarisht, pa qenë e obliguar”, tha Kopac.

“Mirëpo Mali i Zi është një vend i vogël, janë më pak se pesë pjesëmarrës në tregun e karbonit, dhe kanë vendosur një kufi të çmimit të karbonit, që është vendosur nga qeveria dhe momentalisht qëndron në 24 euro për ton të CO2. Pra në realitet, është më shumë si një taks e vogël e karbonit megjithatë është efektive”, tha Kopac për EUROACTIV.

Kopac – Shumë vende të Ballkanit Perëndimor po vonojnë reformat e çmimeve të karbonit “për aq kohë sa të jetë e mundur” sepse kanë frikë nga trazirat shoqërore të shkaktuara nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike

Sidoqoftë, Kopac nënvizoi se ky hap, megjithëse i pashmangshëm, do të shkaktojë një rritje të çmimeve të energjisë elektrike, e cila paraqet një dilemë të frikshme për udhëheqësit politikë të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Implementimi i çmimeve të karbonit do të thotë patjetër një rritje e çmimeve të energjisë elektrike dhe kjo është ajo nga çka kanë frikë politikanët. Çmimet e energjisë elektrike për familjet në të gjitha këto vende nuk reflektojnë koston dhe janë vendosur nën mesataren e BE-së”, tha Kopac.

“Pastaj përsëri, situata ndryshon nga vendi në vend. Në Mal të Zi, për shembull, çmimet e energjisë elektrike janë tashmë afër mesatares së BE-së. Por në vende si Bosnja ose Serbia, çmimet e energjisë elektrike janë me të vërtetë të ulëta”, theksoi Kopac.

Ai shpjegoi se ky hap paraqet një ndryshim jopopullor për qytetarët dhe sindikatat e qymyrit, të cilat mbajnë një lidhje të fortë në këto rajone, sipas Kopac.

“Qymyri është një simbol i zhvillimit industrial në të gjitha këto vende pas luftës së dytë botërore. Dhe minatorët e qymyrit janë politikisht mjaft të fortë, çdo kryeministër ka frikë prej tyre”, tha Kopac për EUROACTIV.

“Kjo lidhje do të prishet një ditë, por politikanët po përpiqen ta shtyjnë këtë moment për aq kohë sa të jetë e mundur”, sqaroi Kopac.

Ekspertët e energjisë: Ngritja e çmimit të energjisë elektrike në Kosovë është vonuar, do të ndodhë me apo pa liberalizimin e tregut

Lexo më shumë

Kopac atribuon nismën e filluar nga Komuniteti i Energjisë për dështimin e ‘Kosova e Re’

Për më tepër, kur bëhet fjalë për qymyrin, Kopac theksoi se problemi më i madh është në Serbi, Kosovë dhe Bosnjë-Hercegovinë, pasi ata mbështeten më shumë tek qymyri për prodhimin e tyre të energjisë.

Sidoqoftë, ai sqaroi se Serbia duket të jetë i vetmi vend në rajon që vazhdon me planet për të ndërtuar kapacitete të reja qymyri, pasi Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova nuk po konsiderojnë më termocentrale të reja të qymyrit.

Kopac vuri në dukje se në Kosovë, qeveria kishte plane për të ndërtuar një termocentral që do të financohej nga një investitor amerikan.

Por Komuniteti i Energjisë nisi një procedurë shkeljeje në lidhje me ndihmën shtetërore dhe rezultoi si e suksesshme, pasi ata anuluan marrëveshjen.

Kopac – Bindja ime është se këto vende kanë nevojë për një mekanizëm financimi që është shumë i qëndrueshëm

Lidhur me dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë, Drejtori i Komunitetit të Energjisë tha se edhe pse vendet gëzojnë mjaft mbështetje financiare nga BE, përkatësisht Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor, kjo e fundit do të mbulojë vetëm disa vitet e ardhshme, teksa mbështetja afatgjate është ende e paqartë.

“Aktualisht, ata kanë një premtim prej 9 miliardë eurosh përmes të ashtuquajturit Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor që u miratua në tetor të vitit të kaluar nga Komisioni Evropian”, tha Kopac.

“Kjo mbulon vetëm buxhetin e BE-së për vitet e ardhshme. Dekarbonizimi është një proces shumë më i gjatë. Dhe nuk është e qartë se si vendet do të financojnë kostot sociale, mjedisore dhe të energjisë për mbylljen e minierave të qymyrit, e cila është në zemër të përpjekjeve për dekarbonizim”, tha Kopac.

Krerët e Ballkanit Perëndimor të kënaqur me planin e investimeve të BE, fondet pritet të lehtësojnë tranzicionin energjetik në rajon

Lexo më shumë

Kopac – Interkoneksioni i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i kënaqshëm, mirëpo nevojiten investime në rrjetin e shpërndarjes

Nga ana tjetër, sipas Kopac, interkonektiviteti në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor përbënë një ndër pikat më të forta të sektorit energjetik të këti rajoni.

Këtë drejtori i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë i’a atribuojë zhvillimit të bërë në kohën kur shumica e këtyre vendeve ishin pjesë e një federate të përbashkët, Jugosllavisë.

“Në Bashkimin Evropian, problemet shpesh lidhen me mungesën e interkonektorëve të energjisë elektrike midis vendeve anëtare”, tha Kopac.

“Ndërsa në Ballkanin Perëndimor, ndërlidhja e rrjetit nuk është problem. Rrjeti i tensionit të lartë ishte zhvilluar aq mirë në ish-Jugosllavi sa që kapacitetet e lidhjes ndërkufitare tejkalojnë shumë mirë të gjithë skenarët me 100% të energjisë së ripërtëritshme. Sigurisht që do të nevojiten investime në nivelin e shpërndarjes, por jo për kabllot e tensionit të lartë”, tha Kopac për EUROACTV.

Artane Rizvanolli në KSDW: Strategjia e ardhshme energjetike ndër më të rëndësishmet që nga përfundimi i luftës

Lexo më shumë