Search

ZRRE kërkon nga KESCO të vazhdoj ofrimin e Shërbimit Universal, përfshirë edhe konsumatorët që ishin paraparë të dalin në tregun e lirë të energjisë elektrike

01 Prill, 2021


Zyra e Rregullatorit të Energjisë ka njoftuar se ka kërkuar nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK, për furnizim me energji elektrike konsumatorët fundor, duke përfshirë këtu edhe konsumatorët të cilët janë kualifikuar që të dalin në tregun e lirë me çmime të parregulluara.

Në njoftimin e tyre, ZRrE ka sqaruar se në pa mundësi të marrjes së vendimeve, në mungesë të kuorumut vendimmarrës, në rrethana aktuale asnjë vnedim nuk mund të merret deri në kompletimin e Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Tutje, ZRrE ka theksuar se dalja në treg të hapur dhe me çmime të parregulluara për këtë grup të konsumatorëve është vështirësuar në veçanti nga situata pandemike në të cilën gjendet vendi dhe jo vetëm.

Në këtë mënyrë, duke konsideruar këtë çështje si shqetësim të ngritur edhe nga Odat ekonomike, deputetet e Kuvendit të Kosovës dhe palë të tjera, ZRrE pas konsultimeve me antarët aktual të Bordit, ka kërkuar nga KESCO që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK për furnizim të konsumatorëve fundor, duke përfshirë këtu edhe konsumatorët e kyçur në nivelin 35 dhe 10kV.

Njoftimin e plotë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë mund ta gjeni më poshtë:

Dje, me 31 mars 2021, Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka kërkuar nga Operatori për Furnizim me Energji Elektrike, KESCO, që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK, për furnizim të konsumatorëve fundor duke përfshirë në kuadër të këtij shërbimi edhe konsumatorët e kyçur në nivelin 35kV dhe 10kV, disa nga të cilët janë kualifikuar për të dalë në treg të lirë me çmime të parregulluara.

Deri tek ky qëndrim ZRRE ka ardhur pasi që aktualisht Bordi i Rregullatorit është pa mundësi të marrjes së vendimeve sepse i pamundësohet kuorumi i vendimmarrjes, i cili ligjërisht kërkohet të jetë i përbërë prej tre anëtarëve nga pesë sa parasheh ligji të jenë gjithsej në Bord. Në këto rrethana, asnjë vendim nuk mund të merret deri në kompletimin e Bordit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Dalja në treg për këtë grup të konsumatorëve është vështirësuar sidomos me situatën pandemike në vend. Shqetësime të mëdha janë ngritur për këtë çështje po ashtu nga të gjitha odat ekonomike për një rritje të kostos së energjisë dhe kufizim të qasjes në oferta nga më shumë se një furnizues, për shkak të koncentrimit të tregut në masë të madhe tek vetëm një furnizues.

Po ashtu janë marrë për bazë edhe shqetësimet e palëve të tjera duke përfshirë edhe deputetet e Kuvendit të Kosovës të cilët kanë shfaqur brenga për konsekuencat që mund të vijnë nga kjo dalje e kushtëzuar e konsumatorëve në treg në këto rrethana.

ZRRE, pas konsultimeve me anëtarët aktual të Bordit, duke marrë parasysh rrethanat e lartcekura si dhe sigurinë e furnizimit për konsumatorët që gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ka kërkuar dje nga KESCO që të vazhdoi të kryej OBLIGIMIN E SHËRBIMIT PUBLIK për furnizim të konsumatorëve fundor duke përfshirë në kuadër të këtij shërbimi edhe konsumatorët e kyçur ne nivelin 35 dhe 10kV. Ky vazhdim i ofrimit të këtij shërbimi do të vlejë deri në një vendim të ri të Bordit të Rregullatorit për këtë çështje.

Bizneset thonë se është shtyrë liberalizimi i tregut të energjisë elektrike, i gëzohen vendimit të ZRRE-së

Lexo më shumë