Zgjidhet i Bordit të ZRRE-së – Vazhdohen licencat e Termocentraleve
October 12, 2026
Arrihet të përcaktohen antarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, ZRRE, për pesë vitet e ardhshme.
Kuvendi ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të bordit, si dhe Lutfije Dervishin, Adnan Preniqin dhe Arta Qorolli Isufin si antarë.
Deputetët, përmes votimit të fshehtë, zgjodhën Gojanin me 62 vota, ndërsa kundërkandidati i tij, Ymer Fejzullahu, mori vetëm shtatë vota, raporton KosovaPress.
Në procesin e votimit nuk morën pjesë deputetët nga PDK-ja dhe Aleanca, gjë që ka ngritur debate.
Zyra e Rregullatorit pa Bord - Bllokada në Kuvend mund të shkaktoj ndalimin e termocentraleve
Mënjëherë pas formimit, bordi ka mbajtur seancën më 9 tetor, ku janë miratoi aplikacionet për licencimin e TC „Kosova A” dhe të KEK sh.a. – TC „Kosova B” për aktivitetin e bashkëprodhimit të energjisë elektrike dhe termike, me afat vlefshmërie nga 09.10.2026 deri më 17.08.2028.
Gjithashtu, Bordi miratoi 53 aplikacione për autorizim për vetëkonsum, prej të cilave 46 nga persona fizikë dhe 7 nga persona juridikë, me kapacitet total të instaluar prej 816 kW.