ZRRE: Aprovohen të hyrat maksimale për Ngrohtoren e Gjakovës dhe 144kW energji solare
November 27, 2024
Në mbledhjen e fundit të bordit ZRRE ka aprovuar të hyrat maksimale të lejuara në Ngrohtoren e Gjakovës si dhe një numër të kërkesave për autorizim për vetë-konsum të energjisë solare.
Më 25.11.2024, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji ka mbajtur seancën e dymbëdhjetë për këtë vit ku në këtë seancë, Bordi ka aprovuar të Hyrat e Lejuara Maksimale si dhe tarifat për Ngrohtoren e Qytetit Gjakova sh.a për sezonin e ngrohjes 2024/2025.
Poashtu janë shqyrtuar edhe 14 kërkesa për marrje të autorizimit për gjeneratorë për vetë-konsum për pordhimin e energjisë elektrike nga panelet solare, me kapacitet total prej 441 kW.