Vjedhja e enegjisë elektrike – Dukuri që ende vazhdon fuqishëm në Kosovë
December 18, 2024
Keqpërdorimi i energjisë elektrike është një dukuri që tash e disa vite vazhdon nëpër Kosovë. Si pasoj, operatori i rrjetit të distribucionit KEDS, vazhdimisht kryen kontrolla dhe raporton raste.
“Rryma t’kushton më lirë”, është fushatë e KEDS që shërben si rrjet informues për pasojat ligjore me rastin e vjedhjes së rrymës. “Dënimi me burgim, me gjoba ose edhe me rrezikim të jetës – janë shumë më të kushtueshme, sesa konsumimi në mënyrë ligjore i energjisë elektrike. “, thuhet nga KEDS.
Javën që shkoj KEDS ka publikuar informata nga një transformator në në fshatin Vilanc të Vushtrrisë. Ky transformator furnizon 49 konsumatorë, mirëpo aty vidhet 56% e rrymës!
Sipas KEDS ky transformator, kur bëhet fjalë për vjedhjet e energjisë elektrike, është kampion numër 1 në rang kombëtar, në Kosovë.
Qytetarët ftohen që të lajmërojn të gjitha rastet në të cilat dyshohet se mund të ketë keqpërdorim të energjisë elektrike me qëllim të sigurimit të një rrjeti të sigurtë dhe të barabartë për të gjithë.