Search

Vazhdon puna në përmisimin e efiçiencës së energjisë nëpër shkolla në Kosovë

November 28, 2024


Përmesë financimit nga Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë shkolla fillore e mesme e ulët  “Mazllum Këpuska” në Gjakovë ka  implementuar masave të efiçiencës së energjisë në ndërtesën e saj.

Shkolla “Mazllum Këpuska” është shkolla e tretë në Gjakovë, ku janë kryer investime për të përmirësuar kushtet për nxënësit dhe mësimdhënës, në rinovim në efiçiencën e energjisë, në të cilën shkollë më parë sistemi i ngrohjes nuk funksiononte gjatë temperaturave të ulëta, duke mos ngrohur klasat dhe duke i bërë ambientet e padurueshme për nxënësit dhe mësimdhënësit.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e ka vizituar Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Mazllum Këpuska”, e cila është renovuar në efiçiencë të energjisë, investim në vlerë prej 308.7 mijë euro dhe i gjithë renovimi në shkollë është bërë pa humbur asnjë orë mësimi.

Ministrja Rizvanolli ka thënë se vizita në këtë shkollë ishte emocion i veçantë sepse për këtë shkollë ka dëgjuar gjithmonë nga prindërit dhe familjarët që kanë vijuar mësimin aty.

Shkolla tashmë vazhdon mësimin me termoizolim e dyer e dritare të reja, ndriçim efiçient e sistem të renovuar të ngrohjes qendrore, falë masave të implementuara nga Fondi i Kosovёs pёr Efiçiencё tё Energjisё dhe financuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Bashkimi Evropian, Banka Botërore, në kuadër të skemës kthyese për komunat.