Search

Udhërfyes për Komunitetet e Energjisë

March 31, 2023


Komunitet e Energjisë janë duke u shtuar vazhdimishtë në regjione të ndryshme të botës, tani REScoop.eu i Bashkimit Europian ka publikuar një udhërfyes për individët e interesuar në krijimin e komunitetit të tyre të energjisë.

Sot, shumë njerëz ende nuk e dinë se çfarë janë komunitet e energjisë dhe përfitimet që ato mund të ofrojë në trajtimin kolektiv të sfidave klimatike dhe sociale. Informimi i gjerë në lidhje me energjinë e prodhuar nga komunitet e energjisë është një aspekt i rëndësishëm drejt demokracisë energjetike.

REScoop.eu ka publikuar një udhëzues që do të ndihmojë në fillimin e aktiviteteve të komunikimit dhe angazhimit për zhvillimin e projekteve komuniteteve të energjisë. Ky udhëzues propozon metoda për të rritur ndërgjegjësimin rreth temës së komuniteteve të energjisë. Në të përfshihen shembuj të shumtë të qyteteve dhe kooperativave që kanë ndërtuar me sukses komunitete të energjisë që përdorin burime të ripërtëritshme të energjisë.

Draft-ligji për BRE i Kosovës e parasheh mirëpritjen e komuniteteve të tilla dhe në Kosovë. Iniciativa të tilla janë marrë nga vendet në rajon. Shpresojmë që dhe në vendin tonë të filloj implementimi i tyre.

REScoop.eu është federata evropiane e kooperativave qytetare të energjisë. Rrjeti i tyre përfshin 1.900 komunitet që operojnë në të gjithë Evropën. Përgjegjësitë e REScoop janë: përfaqësimi i zërit të qytetarëve dhe kooperativave energjetike para politikëbërësve evropianë, mbështetja e kooperativave energjetike të fillimit dhe themelimit, ofrimi i mjeteve dhe kontakteve që ndihmojnë komunitetet energjetike të rriten, lehtësimi i shkëmbimeve ndërkombëtare dhe bashkëpunimi ndërmjet kooperativave energjetike, promovimi i kooperativës. modeli i biznesit në sektorin e energjisë.

Për të lexuar urdhërfyesin klikoni në Link-un.