Search

Termocentrali me qymyr në Japoni do të testoj amoniak në miksin e karburantit për të ulur emitimet e CO2, ndryshues i mundshëm i sektorit energjetik nëse është i suksesshëm

26 Maj, 2021


Një termocentral me qymyr në Hekinan, Aichi Prefecture, planifikon që të testoj një eksperiment për përdorimin e amoniakut si karburant në miks me qymyrin.

Termocentrali me qymyr në qendër të Japonisë do të filloj eksperimentin për ulje të emitimeve në qershor duke djegur miksin e qymyrit me amoniak.

JERA Co., që përfaqëson kompaninë më të madhe në Japoni për gjenerim të energjisë, dhe kompaninë në termocentralet e së cilës do të zhvillohet eksperimenti, poashtu ka njoftuar për zhvillimin e testimit.

Sipas zyrtarëve të kompansië, ky duket se do të jetë eksperimenti i parë i shkallës së plotë ku miksi i amoniakut dhe qymyrit do të djeget në nivel komercial.

Jera operon departamentet e termcoentraleve të Tokyo Electric Power Co. (TEPCO) por edhe Chubu Electric Power Co.

Në të njëjtën kohë industria shpreson që miksi i qymyrit me amoniakun, që duket se nuk do të emitoj dioksid pas djegies, në karburantin e tij do të bëjë hapa të mëdhenj në frenimin e emitimeve të impianteve.

JERA synon që të bëjë djegien e miksit të karburantit që konsiston rreth 20 përqind amoniak për dy muaj në termocentralin e saj, Hekinan, në Achi Prefecture, teksa ka theksuar se shpreson që do të zhvendos plotësisht gjenerimin e saj në termocentralet e saj të qymyrit në djegie të miksit të amoniakut deri në 2040.

Ndryshe, kompania ka bërë të ditur se do të filloj edhe eksperimentin për djegien e amoniakut në një shkallë më të vogël në furrën numër 5 të po të njëjtit termocentral në gusht të këti viti.

Japonia synon prodhimin dhe eksportin botëror të amoniakut nëse rezulton i suksesshëm

Qeveria Japoneze ka deklaruar objektivin për të arrritur emitimet net-zero deri në 2050, dhe vendosja e amoniakut në përdorim praktik është parë nga shumë eskpert si një ndryshues i mundshëm i lojës për politikën e energjisë në vend.

“Japonia do të marrë iniciativën në industri për të siguruar dhe përdorur amoniakun në gjithë botën”, ka thënë qeveria në strategjinë e saj për rritje të gjelbër publikuar në fund të vitit që lëmë pas.

Ndryshe, amoniaku është shumë më lehtë për të trajtuar se sa hidrogjeni, ka nënvizuar zyrtarë të kompanisë.

Amoniaku mund të likuidohet në vetëm 33 shkallë nën zero, gjersa hidrogjeni likuidohet në temperature 253 shkallë nën zero.

Japonia anulon projektin e saj të fundit për termocentral të thëngjillit, arsyet e mos realizimit ngjasojnë me projektin ‘Kosova e Re’

Lexo më shumë

Termocentrali i parë komercial me hidrogjen në Japoni të hapet në 2022

Lexo më shumë