Search

Japonia anulon projektin e saj të fundit për termocentral të thëngjillit, arsyet e mos realizimit ngjasojnë me projektin ‘Kosova e Re’

28 Prill, 2021


Kansai Electric Power Co. dhe Marubeni Corp. nuk do të vazhdojn me planin e tyre për të ndërtuar një termocentralin me kapacitet të instaluar prej 1.3 gigavat në Akita.

Një ndërmarrje e përbashkët në Japoni ka anuluar planet për të ndërtuar një termocentral të thëngjillit, duke e lënë vendin pa ndërtime të tilla të reja në të ardhmen e afërt, gjersa kompanitë braktisin karburantin ndotës mes rregullave për emetime më të ulëta dhe një orientim të shtrënguar drejt burimeve të ripërtërishme.

Orientimi i qeverisë për të bërë vendin neutral ndaj karbonit deri më 2050, kë bërë që ndërmarrësit të ngelin pa mbështetje financiare për projekte të tilla

Ndërmarrjet e përfshira në projekt, Kansai Elecitrc Power Co. dhe Marubeni Copr. duket se nuk do të vazhdojn me planin e tyre për të ndërtuar projektin e termocentralit prej 1.3 gigavat në Akita, që ishte parashikuar të fillonte operimin në 2024, kanë deklaruar një njësi e Kansai Electric.

Kompanitë kanë vendosur që të anulojn projektin për shkak të rregullave të shtrënguara të qeverisë së vendit dhe frenimin apo hezitimin e bankave për të financuar projekte intense të karbonit, ka raportuar e përditshmja Japoneze Nikkei, gjersa ka shtuar se kompanitë janë duke konsideruar që të ndërtojn një impiant të pastër të biomasës për të zëvendësuar këtë projekt.

Tutje, sipas BloomberNEF, teksa ekzistojnë disa projekte të tjera të thëngjilli që aktualisht janë duke u ndërtuar, Japonia nuk ka plane për ndërtimin e termocentraleve të reja.

Një projekt i thëngjillit prej 1.2 gigavat në Yamaguchi poashtu ishte anuluar më herët këtë muaj teksa kërkesa për energji elektrike pritej të mbetej e sheshtë, e në anën tjetër burimet e energjisë së ripërtërishme zgjerohen.

Japonia nuk do të ndërtoj termocentrale të thëngjillit për shkak të “uljes së kërkesës për energji, rregullative më të shtrënguara për mjedis dhe kostos së shtuar për t’u përshtatur me ‘efiçensë’ dhe ‘pastërti’ të projekteve të thëngjilli’”, kishte thënë Olympe Mattei, një analist tek BloombergNEF.

Tutje, anulimi vije pasi Japonia kishte thënë javën që shkoj se do të ulë emetimet e gazrave serrë me 46% deri në 2030 në krahasim me 2013, duke përforcuar kështu edhe përkushtimin e bërë nën marrëveshjen e Parisit.

Në këtë mënyrë, Tokio ka vendosur vitin e shkuar që të dekomisionoj rreth 100 termocentrale jo efiçente deri më 2030, gjersa Kryeministri i vendit, Yoshihde Suga, është zotuar në tetor që vendi do të bëhet neutral ndaj karbonit deri më 2050.

Ndryshe, mes projekteve të qymyrit aktualisht në ndërtim e sipër, ndërmarrjet duke përfshirë Shikoku Electric Power Co. dhe Jera Co., po ndërtojnë njësi për të zëvendësuar pajisjet e vjetra, më pak efiçente.

Tre përdoruesit më të mëdhenj të thëngjillit në botë po bëhen gati të djegin më shumë thëngjill

Lexo më shumë

Probleme të ngjashme me vështirësi të gjetjes së mbështetjes financiare kishte hasur edhe projekti, tashmë i dështuar, “Kosova e Re”

Ngjashëm me shpërfaqjen e ngurimit dhe mos gjetjes së mbështetjes financiare që po duket se po përjetojn ndërmarrësit në lindjen e largët, në vitin 2018, Banka Botërore kishte ndërprerë përkrahjen për termocentralin me qymyr ‘Kosova e Re’

Pas përkrahjes disa vjeçare të procesit të ndërtimit të termocentralit të ri me qymyr ‘Kosova e Re’ në Kosovë, Banka Botërore kishte vendosur të mos përkrahte ndërtimin e termocentralit të ri.

Gjatë një konference, në tetor të vitit 2018 ish Presidenti i Bankës Botërore, Jim Yong Kim, kishte thënë se ‘Banka Botërore ka marrë vendim të qartë për të mos e përkrahur termocentralin ‘Kosova e Re’’.

Mirëpo, në rastin e kët të fundit, edhe pse kishte ndërprerë përkrahjen për termocentralin ‘Kosova e Re’, mediat ndërkombëtare kanë raportuar për vazhdimin e përkrahjes indirekte të Bankës Botërore për projekte të qymyrit.

Si shembull, sipas mediave Banka Botërore kishte përkrahur përmes IFC-së projektin për të financuar termocentralin me qymyr me kapacitet prej 2000 megavatësh në Banten, Indonezi.

Përkrahja e Bankës Botërore për projekte të qymyrit ishte kritikuar edhe nga Urgeëald nga Gjermania.

Kjo organizatë kishte thënë se Banka Botërore ka përkrahur projekte fosile me vlerë prej 12 miliard eurosh që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Parisit për klimën në vitin 2015. Urgeëald kishte thënë se shumica nga miliardët e investuar ishin në formë të kredive, garancioneve dhe ekuiteteve për projekte të reja të karburanteve fosile.

Ata kishin listuar projekte të ndryshme, sikurse financimin e Bankës Botërore të projekteve të naftës dhe gazit në Brazil me shumë prej 38 milion dollarësh amerikan apo 20 milionët e dhuruar për projektin ‘Petroleum Resource Governance and Magement’ në Guyana, me përkushtime të qëndrueshme deri në prill 2021.

Energjia e ripërtëritshme mbyllë 5 nga 16 termocentralet e mbetura të qymyrit në Australi para kohe

Lexo më shumë