Search

Monsson Group do të instalojë 1.5 GWh kapacitete të baterive deri në vitin 2030

20 Gusht, 2024


Monsson Group po përgatit projekte të pavarura dhe partneritete për instalimin e sistemeve të ruajtjes së energjisë me bateri (BESS) me një kapacitet total prej 1.5 GWh deri në fund të dekadës. Kompania rumune ka projekte të tilla me kapacitet 260 MWh në ndërtim.

Sektori i energjisë së erës në Rumani është duke u përgatitur për një valë të re ndërtimi, së bashku me bum-in e energjisë diellore që po ndodh në vitet e fundit.

Kjo ka rritur kërkesën për kapacitete të ruajtjes së energjisë, raporton Balkan Green Energy News.

Monsson Group, e kontrolluar nga investitori suedezo-monëgas Emanuel Muntmark, ka një portofol projektesh BESS me kapacitet prej 1.5 GWh dhe synon që projektet ti përfundojë deri në vitin 2030.

Kostot për BESS variojnë nga 350,000 deri në 450,000 euro për MWh. Monsson Group synon të instalojë rreth 200 MWh në vit, përcjell Kosovo.Energy.

Ndryshe, Monsson Group, në bashkëpunim me Prime Batteries, ka vënë në funksion njësinë më të madhe BESS në Rumani, pjesë e një projekti hibrid me energji nga era dhe dielli.

Ky është projekti i parë i këtij lloji në Rumani dhe plani është që segmenti i baterisë të zgjerohet në 216 MWh deri në vitin 2025.

/Kosovo.Energy