Search

Termocentrali “Marica 3” nuk do të rifillojë punën

13 Maj, 2022


Gjykata e BE-së vendosi se Bullgaria nuk ka përmbushur detyrimet e saj sipas Direktivës së Cilësisë së Ajrit. Nëse Bullgaria nuk e ndryshon situatën, Brukseli mund të ngrejë një tjetër padi kundër vendit dhe të vendosë sanksione financiare, përcjell bnr.bg.

“Për fat të keq, ky vendim është i pritshëm, pasi Bullgaria po e neglizhon sistematikisht këtë çështje,” tha ministri bullgar i ekologjisë Borisllav Sandov.

Shëndetësia nuk mund të zëvendësohet, ndryshe nga energjia, theksoi ministri. Ai ka komentuar edhe protestën e shtyrë të punëtorëve në termocentralin “Marica 3”, të mbyllur për shkak të ndotjes së ajrit, në qytetin Dimitrovgrad. Protesta u anulua pas njoftimit se uzina do të funksionojë sërish. Ka urdhër që kjo kompani të mos hapet më, theksoi Sandov.

//bnr.bg

Raporti i EEA: Ndotja e ajrit në Evropë vret më shumë se 300 mijë njerëz në vit

Lexo më shumë

Bullgaria lë të kuptojë se ka përcaktuar vitin 2025 për mbylljen e mundshme të të gjitha termocentraleve të qymyrit

Lexo më shumë