Search

Raporti i EEA: Ndotja e ajrit në Evropë vret më shumë se 300 mijë njerëz në vit

13 Maj, 2022


DANIMARKË -Sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, në Evropë, (EEA), numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga ndotja e ajrit me grimca të imta ka rënë me 10 për qind çdo vit, por ende përbën 307,000 vdekje të parakohshme në vit, përcjell dosja.al.

Sipas France24, qendra e të dhënave të Bashkimit Evropian për ndotjen e ajrit tha se ulja e qartë e vdekjeve në të gjithë kontinentin ishte rezultat i drejtpërdrejtë i kushteve të favorshme të motit dhe një përmirësimi i cilësisë së ajrit në të gjithë kontinentin. Gati një milion vdekje të parakohshme u lidhën me grimcat e imëta në fillim të viteve 1990 në 27 shtetet anëtare të BE-së, sipas raportit.

Në vitin 2005, ky numër ishte më shumë se përgjysmuar në 450,000. Numri i vdekjeve nga grimcat e imëta me diametër nën 2.5 mikrometra ose PM2.5 u vlerësua në 346,000 për vitin 2018. Vdekjet e lidhura me dioksidin e azotit, kryesisht nga makinat, kamionët dhe termocentralet, ranë me një të katërtën në 40,000 midis 2018 dhe 2019. Në mënyrë të ngjashme, numri i vdekjeve të lidhura me ozonin në nivel tokësor në vitin 2019 ra 13 për qind në 16,800.

Sipas një raporti të EEA, nëse anëtarët e BE-së ndjekin udhëzimet më të fundit të cilësisë së ajrit nga OBSH, numri i vdekjeve në vitin 2019 mund të përgjysmohet.

//dosja.al