Search

Termocentrali i qymyrit i Sllovenisë Sostanj kërkon ndihmë shtetërore pasi kostot e CO2 kërcënojnë ta fundosin atë

13 Shtator, 2021


Termocentrali Šoštanj (TEŠ) dhe miniera e qymyrit Premogovnik Velenje janë në vështirësi financiare si rezultat i çmimeve të larta të lejimit të emetimeve të CO2, të cilat detyruan pronarin e tyre, Holding Slovenske Elektrarne (HSE), të kërkojë ndihmë nga qeveria sllovene për të mos përfunduar në falementim, njoftuan mediat lokale, përcjell balkangreenenergyneës.com.

Termocentrali dhe mihja e vetme e qymyrit e Sllovenisë, TES dhe Premogovnik Velenje, janë shumë pranë një kolapsi financiar, ka bërë të ditur e përditshmja sllovene necenzurirano.si.

Termocentrali, që siguron 35% të prodhimit lokal të energjisë elektrike, ka regjistruar një humbje prej 280.4 milion euro në vitin 2020

Holding Slovenske Elektrarne ka atribuar humbjen e konsiderueshem financiare “rritjes enorme” të çmimeve të lejeve të emetimeve.

TES, që përbënë 35% të gjenerimit të energjisë lokale, ka shënuar një humbje prej 280.4 milion euro, krahasuar me 9.6 milion euro të Premogovnik Velenje.

Asetet e termocentralit të qymyrit u zhvlerësuan vitin e kaluar me 243.5 milionë euro, që do të thotë se shuma u fshi nga bilanci me një rënie të vlerës.

Ndryshe, Sllovenia është duke konsideruar të vendosë një datë për largimin përfundimtar të thëngjillit, ku qeveria ka propozuar vitin 2033.

Sipas një studimi të publikuar rishtazi, TES mund të regjistroj një humbje neto totale prej 870 milion euro deri në vitin 2030.

TES do të regjistroj 560 milion euro humbje këtë vit

Sipas raportit të HSE-së, kompania ka përcaktuar që 650 milionë euro të mbetura gjithashtu do të dëmtohen, që do të thotë se vlera e TEŠ do të ishte zero.

Në këtë mënyrë, termocentrali do të regjistrojë një humbje prej 560 milionë eurosh për këtë vit dhe do të bëhet falimentues, raporton necenzurirano.

Për këtë arsye HSE duhet të vendos nëse të injektohet kapital i ri në TES ose të shlyejë një pjesë të madhe të borxheve të saj ndaj bankave ndërkombëtare, të cilat garantohen nga qeveria. Ndërsa mundësia alternative po dihet, falimentimi.

Sidoqoftë, TES ka mundësinë edhe të shtyejë afatin e dëmtimit dhe të fitoj një maksimum prej tre vitesh, por në vitin 2024 vlera e aktiveve të saj do të ishte më e ulët se detyrimet e saj, dhe kompania do të vazhdojë të jetë falimentuese.

Në anën tjetër, sipas vlerësimeve, situata është edhe më e dobët në periudhën afat shkurtër.
Sipas raportit, termocentralit të qymyrit do t’i mbarojnë paratë për pagat dhe detyrimet e tjera më së voni në pranverën e vitit 2022.

Problemet e TES janë duke bërë jetën e vështirë edhe për minierën e qymyrit Premogovnik Velenje, për arsye se kompania është blerësi i vetëm i produkteve të saj – qymyrit.

Në këtë mënyrë, raportimet vendase kanë bërë të ditur se HES është duke lobuar që TES dhe Premogovnik Velenje të shkëputen dhe të vendosen nën pronësinë direkte të shtetit.

Apo për t’u bërë pjesë e një mekanizmi kapaciteti sipas të cilit vendet anëtare të BE -së mund të sigurojnë rezerva strategjike të energjisë.

Slloveni: Termocentrali Sostanj synon rritje të çmimit të energjisë prej 40%

Lexo më shumë

Janez Kopac: Investimet ne termocentrale jane investime të së kaluarës

Lexo më shumë