Search

Janez Kopac: Investimet ne termocentrale jane investime të së kaluarës

30 Shtator, 2020


Drejtori i Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac, në një intervistë për portalin Energetika.net ka shprehur se investiment në termocentale të thëngjillit në këtë moment konsidrohen si investime të së kalluarës.

Për të vërtetuar edhe më shumë pretendimet, Kopac tha se termocentrali më i sofistikuar në rajon, i ndërtuar në Sostanj të Sllovenisë këtë vit është duke operuar me humbje të theksuara.

‘Ju mund të shikoni një ndër termocentralet më të sofistikuara në regjion atë të Šoštanj në Slloveni, ata kanë humbje afro 50 milion euro në vit. Në rregull, në qoftë se ata kanë kursime ata nuk do të falimentojnë’, tha Kopac.

Kopac alarmoi se humbje financiare do të kenë pothuajse të gjitha termocentralet me thëngjill në rajon.

Ndërtimi i termocentraleve të reja me thëngjill është paralajmëruar pothuajse nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Disa nga këto termocentrale kanë filluar së ndërtuari, me përkrahje financiare nga Kina.

Kopac tha se ndërtimi i njësisë së re në termocentralin e Tuzllës në Bosnje dhe Hercegovinë me hua financiare nga Kina është hap prapa në rrugëtimin e këtij vendi drejt integrimit në BE.

‘Njësia Tuzlla 7 është e garantuar nga buxheti i Federatës andaj besoj se sektori energjetik i këtij vendi nuk do të falimentojë, mirëpo e tërë Federata mund të hasë në problem të mëdha financiare’, tha Kopac në lidhje me termocentralin e ri në Bosnje dhe Hercegovinë.

‘Investimet në termocentrale të thëngjillit në këtë moment konsiderohen si investime të së kaluarës. Për shkak të çmimive të thëngjillit, edhe në mungesë të çmimeve për karbon, çmimi i prodhimit të rrymës nga thëngjilli është shumë më i lartë se sa çmimi i prodhimit nga era apo burimet fotovoltaike. Andaj, është e pamundur që këto termocentrale të mbijetojnë’, ka sqaruar Drejtori i Komunitetit të Energjisë, Janez Kopac.