Search

Slloveni: Termocentrali Sostanj synon rritje të çmimit të energjisë prej 40%

03 Gusht, 2021


Sipas komunës së Velenje, termocentrali i thëngjillit Sostanj, që operohet nga ndërmarrja shtetërore energjetike HSE, në qershor ka dërguar një kërkesë tek Agjencioni i Energjisë së Republikës së Sllovenisë (rregullatori i energjisë) për një rritje të çmimit të energjisë termale prej 40%, raporton SEE Energy News.

Arsyet e parashtruara për rritje të çmimit kanë të bëjnë me rritjen e kostos për blerjen e lejeve të emetimeve (ETS).

Mirëpo, komunitetet lokale në fushën e Salskës kanë kundërshtuar këtë kërkesë pasiqë do të ndikonte në mënyrë direkte në çmimin e ngrohjes.

Sipas kalkulimeve, kostot për energj termike pritet që të rriten për 30 deri në 35% si për konsumatorët e sektorit rezidencial si për ata komercial.

Në mars të këti viti Holding Slovenske Elektrarne (HSE) dhe Termoelektrarna Šoštanj (TEŠ) kishin nënshkruar një marrëveshje jashtëgjyqësore me General Electric (GE) me një vlerë totale prej 261 milion euro në favor të TEŠ.

Në këtë mënyrë, duke pasur parasysh kundërshtimin dhe kërkesat e banorëve, termocentrali Sostanj dhe Agjencia e Energjisë kanë kërkuar që një pjesë të mjeteve financiare që rezultojnë nga marrëveshja jashtëgjyqësore me GE nga marsi, me vlerë 261 milion euro, të merren si kuponë falas emetimi.

Komunitetet lokale gjithashtu kërkuan që kostot e reduktuara të amortizimit për shkak të zhvlerësimit të pasurive të vitit të kaluar të merren parasysh në llogaritjen.

TC Sostanj bëri rritjen e fundit të çmimit në janar 2019, i cili rriti çmimin e energjisë termike me 23.58 % në 21.32 euro/MWh.

Qeveria e Sllovenisë propozon largimin e qymyrit në vitin 2033

Lexo më shumë

Slloveni: Ministri i Mjedisit propozon referendum për të ardhmen e enegjetike të vendit

Lexo më shumë