Search

Spanja kalon ligjin për klimë duke ndaluar kërkime të reja për naftë dhe gaz

21 Maj, 2021


Spanja është bërë vendi më i ri Evropian që ka përcaktuar një datë për të ndaluar kërkimet e naftës dhe të gazit si pejsë e ligjit për ndryshim klimatik dhe tranzicion energjetik të vendit.

Kongresi i Spanjës më 13 maj ka aprovuar ligjin i cili përshkruan objektivat për dekrabonizim deri në 2050 dhe ka aprovuar një plan investiv prej 1.7 miliardë euro për të promovuar vetë-konsum dhe sisteme të baterive prapa metrit, ndër të tjera.

Ligji poashtu synon që të forcoj pjesëmarrjen e burimeve të riëprtërishme të energjisë në miksin e gjenerimit të energjisë elektrike deri në 74% deri në 2030.

Sipas ligjit, Spanja nuk do të lëshoj më koncesione të reja për kërkime apo prodhim të kaburanteve fosile dhe koncensionet ekzistuese nuk do të mund të zgjaten përtej datës 31 Dhejtor, 2042.

Serbia miraton projektligjin për ndryshime klimatike

Lexo më shumë

Spanja ndjek shembullin e Danimarkës, e pionier të iniciativës duket të jenë Republika e Irlandës dhe Franca

Ligji poashtu ka ndaluar nxjerrjen e karburanteve fosile, si atë të naftës, gjersa kërkon që të gjitha institucionet publike të tërhekin apo heqin dorë nga çdo zotim në kompanitë që merren me prodhimin, rafinimin, dhe procesimin e karburanteve fosile.

Lëvizja e Spanjës për të ndaluar kërkime të reja është përcjellje e një lëvizje të ngjashme të ketë ngjarë në muajin dhjetor të 2020.

Danimarka ishte vendi i cili ndaloj kërkimet e reja gjersa përcaktoj fundin e prodhimit të naftës dhe gazit nga Deti i Veriut deri në 2050, kjo si pjesë e përpjekjeve të vendit për t’u bërë ‘neutral ndaj klimës’ në dekadat e ardhshme.

Ndryshe, Franca në 2017 ishte akorduar që të largoj prodhimin karburanteve fosile deri në 2040, dhe poashtu të ndaloj lëshimin e lejeve për kërkim.

Poashtu, Republika e Irlandës ka nadluar kërkime të reja si në det të hapur ashtu edhe në tokë që në muajin shkurt të 2018.

CAN Europe: Evropa në gjysmë të rrugës për të mbyllur të gjitha termocentralet me qymyr

Lexo më shumë

Zotimi ambicioz i BE-së për reduktimin e dioksid karbonit deri më 2030

Lexo më shumë