Search

Slloveni: Ministri i Mjedisit propozon referendum për të ardhmen e enegjetike të vendit

22 Korrik, 2021


Rishtazi Ministria e Infrastrukturës në Slloveni ka lëshuar lejën energjetike për njësinë e dytë të impiantit të saj të vetëm bërthamor, Krsko, me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 1.1 gigavatësh.

Mirëpo, ky plan duket se është kundërshtuar rëndë nga aktivistë mjedisor duke kërkuar madje edhe mbajtje të referendumit për këtë plan, në anën tjetër Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Andrej Vizjak, ka propozuar që të mbahet një referenfum për planet e përgjithshme të vendit sa i përket sektorit të energjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur Balkan Green Energy News, të cilët kanë raportuar se në përfundim të mbledhjes jozyrtare të ministrave përgjegjës për cështje mjedisore dhe ndryshimit klimatik të vendeve anëtare të BE, Ministri Vizjak ka thënë se ekspertët po mbështesin planin.

“Ne duhet të jemi të vetëdijshëm që po braktisim përdorimin e thëngjillit, që njësia ekzistuese në JEK (termocentrali bërthamor në Krsko) është afruar përfundimit të jetëgjatësisë së përdorimit dhe që konsumi i energjisë elektrike vetëm se do të rritet me largimin e energjisë fosile”, tha Vizjak.

Tutje ai shtoi se “Ne duhet të jemi të përgjegjshëm dhe të investojmë shumë në furnizim të sigurtë, duke përfshirë edhe burimet tona… Unë e kuptoj që OJQ-të kanë rezervat e tyre, mirë ne duhet të gjejmë një zgjidhje për furnizimin e energjisë elektrike të Sllovenisë. Për këtë arsye ne duhet të vendosim të gjithë konceptin e cështjeve të së ardhmes së furnizimit energjetik në një referendum, jo vetëm një zgjidhje”, ka theksuar tutje Vizjak.

Sllovenia lëshon lejën energjetike për njësinë e dytë të impiantit bërthamor në Krsko

Lexo më shumë

Trajtimi i mbetjeve bërthamore edhe një problem tjetër në Ballkanin Perëndimor

Balkan Green Energy News poashtu bënë të ditur se Bosnje dhe Herzegovina duket të ketë mospajtime me Kroacinë lidhur me planin e saj për të hedhur mbeturina radioaktive nga Krško pranë kufirit të saj.

Nga ana tjetër, Kroacia nuk e miraton synimin e Sllovenisë për të ruajtur pjesën e saj të mbeturinave në afërsi të termocentralit, në Vrbina, pranë kufirit midis dy vendeve. Shërbimi shtetëror kroat HEP zotëron gjysmën e objektit Krško.

Ndryshe, suksesi i referendumit të 11 korrikut kundër ndryshimeve në Aktin e Ujërave, të cilat u miratuan në Mars, gjithashtu rezultoi në thirrje për dorëheqjen e Vizjak, por edhe për të gjithë qeverinë të tërhiqej.