Search

Qeveria e Sllovenisë propozon largimin e qymyrit në vitin 2033

22 Mars, 2021


Ministria e Infrastrukturës në Slloveni ka nisur debatet për të përfunduar strategjinë për largimin e qymyrit nga përdorimi si dhe vlerësimet përcjellëse të ndikimit në mjedis. Dokumenti përfshinë tri skenare për dy rajonet e qymyrit në Slloveni, Savinjsko Saleska dhe Zasavje.

Drafti i strategjisë kombëtare për largiin e qymyrit dhe ri-adaptimin e rajoneve të qymyrit në përputhje me parimet e tranzicionit të drejtë ka propozuar skenarin A për rajonin Savinjsko – Selaska (SASA), sipas të cilit qymyri do të largohet nga përdorimi në vitin 2033 dhe skenarin C për Zasavje, përmes procesit të ashtuquajtur të transformimit harmonik.

I veti termocentral operues me qymyr në Slloveni – Termocentrali në Sostanj (TES) është i vendosur në rajonin SASA. Miniera Trbovlje – Hrastnik në Zasavje është mbyllur dhe zona do të kalojë në process rehabilitimi.

Masat e propozuara për minierën në Zasavje kanë për qëllim përmirësimin e kushteve të jetës dhe nxitjen e ndërmarrësisë dhe të ndërmarrjeve lokale.

Sllovenia nis platofrmën online për përgatitje të strategjisë për largim të qymyrit

Lexo më shumë

Sipas skenarit më të mirë në draft vlerësimin e ndikimit në mjedis për strategjinë e largimit të qymyrit të pubikuar në dhjetor, Sllovenia do të largojë përdorimin e qymyrit në vitin 2033. Ky skenar parasheh edhe më së paku ndikime negative në mjedis për rajonin Savinjsko – Saleska (SASA).

E ndërsa qeveria sllovene po diskuton vetëm skenarin A sipas të cilit qymyri do të largohet në vitin 2033, skenari B parasheh largimin e tij në vitin 2038 ndërsa skenari C – në vitin 2042.

Grupi punues për draftimin e ligjit ka thënë se nevojitet shumë më shumë përkrahje financiare nga Bashkimi Evropian për të mundësuar tranzicionin e drejtë dhe largimin e qymyrit.

Grupi punues ka shtuar se arritja e niveleve të kërkuara nga BE për emetime të dioksidit të karbonit si dhe rishikimi në ardhje i Sistemit të BE-së për Tregti me Emetime (EU ETS) do të ndikojë në rritje të cmimeve të dioksidit të karbonit.

Shpenzime të tilla, sipas grupit punues, rrzikojnë qëndrueshmërinë financiare të minierës së vendosur në Premogovnik Velenej dhe të termocentralit në rajonin SASA në Sostanj.