Search

Si po reagon Greqia ndaj rrezikut të mundshëm energjetik gjatë pashkëve?

February 19, 2025


Autoritetet greke po nxitojnë të sigurojnë rrjetin energjetikë kundër ndërprerjejeve të mundshme gjatë festës së Pashkëve.

Greqia aktualisht prodhon shumë më tepër energji elektrike sesa i nevojitet në ditë të caktuara për shkak të sasisë së lartë të burimeve të ripërtëritshme dhe mungesës së baterive për të ruajtur energjinë.

Duhet theksuar se në vitin 2024 Greqia arriti të bëhet eksportues neto e energjisë për herë të parë pas dy dekadash. Zakonisht, energjia shtesë nuk është problem, pasi ajo eksportohet dhe shkurtimet apo ndalesat e energjisë nga BRE-të sigurojnë funksionimin nominal të sistemit pa rrezik për ndërprerje.

Megjithatë, këtë vit do të ketë ditë kur kërkesa e ulët e kombinuar me prodhimin e lartë të energjisë elektrike BRE-të krijon problem. Gjatë pashëve, tradicionalisht konsumi i energjisë ulet ndjeshëm.

Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë Greke (IPTO ose Admie) vlerëson se të dielën e Pashkëve, linjat  do të funksionojnë pranë kufijve të tyre maksimal të sigurisë. Nëse edhe një linjë e vetme del jashtë funksionit, do të çonte në një efekt domino dhe humbje të mundshme të të gjitha lidhjeve me vendet fqinje. Si rezultat, frekuenca do të rritet përtej kufijve të sigurt në sistemin grek, duke shkaktuar desinkronizimin e termocentraleve dhe ndërprerjen e energjisë elektrike.

Për të shmangur një situat të tillë, autoritetet kanë imponuar shtimin e sistemeve të telemetrisë në gjatë këtij muaji në njësitë fotovoltaike mbi 400 kW të lidhura në rrjetin e shpërndarjes. Aktualisht, Operatori Helen i Rrjetit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (HEDNO ose DEDDIE) mund të ulë prodhimin e 1.9 GW të kapacitetit të energjisë diellore, 6 GW të tjerë mbeten të pandryshueshme.

HEDNO vlerëson se reduktimeve duhet t’i shtohen 5700 njësive me kapacitet nga 400 kW deri në 1 MW, si dhe 600 njësive me më shumë se 1 MW secila.

Instalimi gradual i objekteve të ruajtjes së energjisë pritet të ndihmojë ndjeshëm dhe të ulë nevojën për masa të tilla.

/ Balkan Green Energy News