Search

SHBA: Energjia bërthamore dhe gazi parakalojnë thëngjillin për herë të parë në 2020

22 Mars, 2021


Energjia elektrik e gjeneruar nga burimet bërthamore ka shënuar një vit rekord të prodhimit, duke parakaluar gjenerimin nga thëngjilli për herë të parë në histori.

Sipas Administratës për Informacion të Energjisë në SHBA (EIA), gazi natyror zuri vendin e parë në prodhimin e energjisë elektrike për vitin 2020 në SHBA, përcjellur nga energjia bërthamore. Për herë të parë në histori, gjenerimi i energjisë nga thëngjilli është vendosur në vendin e tretë.

Në 2020, gazi natyror ka prodhuar 1.6 miliardë megavat në orë (MWh) ndërsa termocentralet bërthamor kanë prodhuar 790 milion megavat orë. Ndërsa, të njjtin vit vetëm 775 milion megavat orë energji elektrike janë prodhuar nga thëngjilli.

Nga viti 2020, energjia bërthamore në SHBA ka 97 gigavat kapacitete të instaluara në SHBA, sa gjysma e kapaciteteve të instaluara të thëngjillit. Mirëpo, përkundër më pak kapaciteteve të instaluara të prodhimit, termocentralet bërthamore kanë efiçiencë prodhimi prej 93 për qind, dhe kësisoji, kanë mundur të tejkalojnë vlerat e rrymës të prodhuara nga qymyri.

Që nga viti 1949, për herë të parë në SHBA thëngjilli nuk ishte vendosur në vendin e parë apo të dytë për prodhimin e energjisë elektrike, por në të tretin, ka thënë IEA.

EIA: Në 12 vitet e fundit thëngjilli ka rënë për 61% në SHBA

Gjenerimi elektrik nga thëngjilli është në rënie në vitet e fundit ndërsa shumë termocentrale apo njësi gjeneruese të thëngjillit janë duke u mbyllur apo konvertuar në impiante të tjera të gjenerimit.

Për më tepër, raporti i publikuar javën që shkoj vlerëson se gjenerimi i energjisë nga thëngjilli ka rënë për 61 përqind në 12 vitet e fundit.

Ndërkohë, gjatë dekadës së fundit, gjenerimi i energjisë nga impiantet bërthamore ka vazhduar të jetë i qëndrueshëm, ndonëse disa impiante janë mbyllur, disa të tjera kanë ngritur prodhimin pas rregullave të përcaktuara nga qeveria Amerikane për të ngritur kapacitetin maksimal të operimit të lejuar.

EIA: Në periudhë afatshkurtër thëngjilli do të përdoret më shumë, pandemia ka shkaktuar uljn e çmimit të gazit

EIA parashikon se energjia elektrike e prodhuar nga thëngjilli do të shënojë rritj në vitin 2021 dh 2022, ndërsa vlerat e prodhuara nga impiantet bërthamore do të pësojnë rënie.

Temperaturat më të ngrohta se zakonisht dhe ulja e kërkesës e shkaktuar nga kriza pandemike kanë bërë që çmimet për gaz natyral të ulën vitin që shkoj.

Mbyllja e përkohshme e mihjeve të thëngjillit ka ndikuar në rritje të çmimeve të prodhimit të energjisë elektrike nga thëngjilli.

Sipas IEA, kjo ka ndikuar në rritje të përdorimit të gazit si zgjidhje më kost-efektive krahasuar me thëngjillin.