Search

Shqipëri – Qeveria miraton ofertën e Kurum për “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, “HEC, Ulëz – Shkopet”

09 Shtator, 2021


Kompania turke Kurum shpallet përfundimisht fituesi i tenderit për privatizimin e “HEC, Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, “HEC, Ulëz – Shkopet”, me një shumë totale të ofruar prej gati 110 milionë euro, ka përcjellur Revista Monitor.

Qeveria e Shqipërisë në mbledhjen e fundit vendosi miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC Bistrica 1 dhe Bistrica 2”, sh.a., me vlerë 52 000 000 (pesëdhjetë e dy milionë) euro.

Në të njëjtën kohë, qeveria e vendit vendosi miratimin e ofertës së shoqërisë “Kurum International”, sh.a., si fituese, për blerjen e 100 për qind të aksioneve të shoqërisë “HEC, Ulëz – Shkopet”, sh.a., me vlerë 57 500 000 (pesëdhjetë e shtatë milionë e pesëqind mijë) euro, raporton Revista Monitor.

Kurum dha ofertën më të lartë në tenderin për privatizimin e këtyre hidrocentraleve, zhvilluar në muajin dhjetor.

Sipas të dhënave nga Enti rregullator i Energjisë, hidrocentralet Bistrica 1 dhe 2 kanë përkatësisht nga 3 dhe 1 njësi dhe një kapacitet të instaluar prej përkatësisht 23.1 dhe 5MW.

HEC-i Ulëz Shkopet ka një kapacitet të instaluar prej 24MW.

Të tre hidrocentralet në shitje kanë një kapacitet të instaluar prej 52.1 MW, që përbën rreth 3.4% të totalit të kapacitetit të instaluar të hidrocentraleve shtetërore në vend.

Për të lexuar artikullin e plotë të realizuar nga Revista Monitor klikoni këtu.

Prodhimi i energjisë në HEC-et publike në Shqipëri u rrit me 2,7 herë

Lexo më shumë

'Energjitë e ripërtëritshme', ndër 8 prioritetet e para të Edi Ramës në Shqipëri

Lexo më shumë