Search

Prodhimi i energjisë në HEC-et publike në Shqipëri u rrit me 2,7 herë

03 Shtator, 2021


Hidrocentralet publike të Shqipërisë në tremujorin e dytë të vitit 2021 prodhuan 1557 GWh energji.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Statistikave (INSTAT) në Shqipëri mbi bilancin e energjisë elektrike prodhimi i energjisë në HEC-et publike u rrit me 2,7 herë, gjatë tremujorit të dytë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë kur u prodhuan 571 GWh energji.

Ndryshe nga HEC-et publike hidrocentralet private dhe koncesionare prodhuan 1090 GWh nga 607 GWh të prodhuar në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje të prodhimit të energjisë elektrike me 79,7 %.

Referuar INSTAT-it, humbjet në rrjet arritën vlerën 400 GWh nga 310 GWh duke shënuar kështu një rritje me 29,0 %. Ndërsa humbjet në transmetim janë rritur me 61,5 % dhe humbjet në shpërndarje janë rritur me 24,6 %.