Search

‘Energjitë e ripërtëritshme’, ndër 8 prioritetet e para të Edi Ramës në Shqipëri

30 Gusht, 2021


Në një intervistë për Huffington Post Italia, Kryeministri Rama ka listuar investimin në energjitë e ripërtëritshme si prioritetin e tretë të qeverisë së re në Shqipëri. E gjithë kjo bëhet me qëllim që këtë dekadë, Shqipëria të bëhet eksportues neto i energjisë, ka thënë Rama.

Përveç kësaj, Rama ka thënë se synon mbylljen e historisë së strehimit të nejrëzve që u dëmtuan nga tërmetet e vitit 2019 si dhe zhdukjen e pasojave të pandemisë.

Për të shuar burokracinë, Rama ka thënë se ka prioritet edhe dixhitalizimin e e shërbimeve publike.

Transformimi i tre porteve të vjetra tregtare në porte turistike dhe ndërtimin e dy aeroporteve të reja për ta çuar turizmin në një nivel tjetër, ka thënë Rama për Huffington Post.

Rama bëri të ditur kështu se jo vetëm porti kombëtar në Durrës, por edhe ato më Vlorë e Sarandë do të kthehen në porte për turizëm, kurse portet tregtare do të ndërtohen në mjedise të tjera, siç nisi sot porti kombëtar i mallrave të ndërtohet në Porto Romano, Durrës’, ka thënë Rama për Huffington Post.

Po ashtu Rama shprehet i vendosur që vitin e ardhshëm dhe 2023, vendi të ketë 4 aeroporte. Pas atij të Rinasit dhe të Kukësit, edhe në Vlorë e Sarandë.

Në këtë kuadër, Rama thotë se do të bëhen të gjitha këto ndryshime, “duke u përpjekur të shmangim gabimet e së kaluarës në zhvillimin e bregdetit”.

Së shtati, qeveria do të përqendrohet edhe më shumë në rritjen e eksporteve të produkteve bujqësore.

Së teti, synohet të reduktohet sa më shumë korrupsioni, pasi siç tha ai “korrupsioni dhe burokracia paralizuese duhet të trajtohen pa pushim si armiq të sundimit të ligjit dhe të drejtave të qytetarëve dhe zhvillimi i vendit duhet të jetë zhvillim i qëndrueshëm dhe t’i shërbejë qëllimeve afatgjata të drejtësisë sociale”.