Sa energji është konsumuar në Kosovë gjatë këtij shtatori?
November 26, 2024
A më shumë kemi konsumuar energji elektrike në shtator 2023 a në shtator 2024? ASK del me statistika
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se gjatë muajit shtator të vitit 2024, energjia elektrike bruto në dispozicion ishte 450.55 GWh, kurse konsumi i energjisë elektrike ishte 343.61 GWh ose (- 4,55%) më i vogël krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.
ASK njofton tutje se pjesëmarrja e energjisë nga burimet e ripërtëritshme në kuadër të konsumit të përgjithshëm ishte 9,79%. Shumë të ngjashme (10.89%) kishte parashikuar dhe KOSTT sa i përketë prodhimi të BRE-ve gjatë vitit 2024 sipas dokumentit ‘Bilanci Vjetor i Energjisë Elektrike dhe Termike për vitin 2024’,
“Importi i energjisë elektrike në shtator 2024 ishte 166.73 GWh, kurse eksporti i energjisë elektrike në këtë periudhë ishte 114.34 GWh (këtu është e përfshirë edhe sasia e transmisionit). Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 599.92 mijë ton, ose (-0,42%) më pak sesa në muajin e njëjtë të vitit paraprak”, thuhet në njoftim.
/Telegrafi