Search

Rizvanolli nga SHBA: Programi Kompakt do të jetë kyç për mundësimin e tranzicionit energjetik të Kosovës

11 Maj, 2022


Në një postim në faqen e saj zyrtare të Facebook, Ministrja e Ekonomisë së Republikës së Kosovës, Artane Rizvnaolli, ka njoftuar se janë duke u zhvilluar negociatat për dizajnimin final të programit Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjecarit, MCC.

Ajo potencoi rëindësinë e projektit që po derivon nga kjo marrëveshje, kapacitete për ruajtje të energjisë elektrike, që pritet të luaj një rol kyc në mundësimin e tranzicionit energjetik në Kosovë.

Në kuadër të programit Kompakt përfshihen edhe kapacitete për të zhvilluar shkathtësitë e fuqisë punëtore dhe rritjen e përfshirjes së grave në sektorin e energjisë.

Për më tepër, ajo falenderoi për punën e bërë edhe ekipin teknik të MCC, dhe atë të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga z. Lum Mita.

Më poshtë, keni postimin e plotë nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli:

Të Premten e kaluar, Kryeministri Albin Kurti dhe Drejtoresha Ekzekutive e MCC, znj. Alica Albright, hapën negociatat për programin Kompakt me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në Uashington D.C.

Është kënaqësi e nder i veçantë që në emër të Qeverisë së Kosovës të udhëheq negociatat për këtë program, me një ekip fantastik të speicalistëve të energjisë, ekonomisë e drejtësisë.

Negociatat po i zhvillojmë për dizajnimin final të programit të Kompaktit me MCC-në. Ky projekt energjetik, më i madhi në histori të Kosovës, pritet të kalojë shifrën e 200 Million Dollarëve. Përveç që përfaqëson lidhjen e ngushtë në mes Kosovws dhe SHBA-ve, ky program do të jetë kyç për mundësimin e tranzicionit energjetik të Kosovës përmes ndërtimit të kapaciteve akumuluese të energjisë, zhvillimit të shkathtësive të fuqisë punëtore dhe rritjen e përfaqësimit të grave në sektorin e energjisë.

Jemi thellësisht falënderues ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, shtet mik e aleat në kohët tona më të vështira, dhe jemi të lumtur që tani po punojmë së bashku dhe me përkrahje të madhe të tyre për zhvillimin ekonomik të vendit.

Falënderoj ekipin teknik të MCC-së, dhe atë të Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga z. Lum Mita, për përkushtimin dhe punën e palodhshme gjatë muajve të fundit që na ka mundësuar të arrijmë në këtë fazë përfundimtare.

Fondet e MCC do të përdoren për bateri dhe zhvillimin e fuqisë punëtore

Lexo më shumë

Këtë muaj pritet finalizimi i projektit të Kosovës me MCC

Lexo më shumë