Search

Fondet e MCC do të përdoren për bateri dhe zhvillimin e fuqisë punëtore

23 Mars, 2022


Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës është miratuar nisma për negocim të Programit Kompakt në bashkëpunim me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Programi në vlerë prej 234 milionë dollarësh do të përfshijë investime në rezerva dhe arbitrazh të energjisë (bateri me kapacitet të lartë mbi 200 megava orë) dhe në zhvillimin efuqisë punëtore, në veçanti përfshierjen e grave në sector të energjisë.

Albin Kurti kryeministër i vendit, tha që ky projekt është më i madhi në fushën e energjisë.

“Ky kompakt kap vlerën e mbi 200 milionë eurove, e që për Republikën e Kosovës kjo shënon investimin më të madhë që është bërë ndonjëherë në sektorin e energjisë që nga çlirimi i vendit tonë”.

Kurti ndanë detajet rreth projektit COMPACT të MCC

Lexo më shumë

Hekuran Murati, ministër i Financave prezantoi para kabinetit qeveritar këtë projekt, duke thënë se ky projekt tregon se SHBA janë aleatë të Kosovës.

Ai tregoi edhe prioritetet kryesore të projektit.

“Prioritet kryesor i kësaj marrëveshje është sigurimi i qëndrueshmërisë së sektorit energjetik, duke siguruar rezerva, fuqizimin e sektorit të arsimit që nënkupton të mbështes krijimin e fuqisë punëtore që përfshinë ndjeshëm më shumë gra, dhe që i adapton kurrikulat dhe i furnizon institucionet për të ndërtuar profesionistë që përmbushin nevojat në sektorin e energjisë”, tha ai.

Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë tha se projekti në fjalë do ta ndihmojë KOST-in.

“Kompakti që po inicojmë me këtë marrëveshje do të krijoj kapacitete që do t`i mundësojnë KOSTT të siguroj balancim të sistemit në mënyrë automatike dhe manuale për së pakui 15 vitet në vijim. Kapacitet e rezervave do të varen nga negociatat përfundimtare që pritet të mbahen në maj, por që do të sigurohen energji elektrike më shumë se 200 mgë orë rezervë”, tha ajo.

Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ministrja Rizvanolli tha se projekti lehtëson edhe tranzicionin e egjelbërt energjetik si dhe ndihmon pavarësinë energjetike të Kosovës.

Rizvanolli premtoi se projekti në fjalë do të votohet në Kuvendin e Kosovës para datës 30 shtator.