Search

Këtë muaj pritet finalizimi i projektit të Kosovës me MCC

04 Maj, 2022


Qeveria e Kosovës rishtazi ka aprovuar nismën për negocim te marrëveshjes së Kompaktit me MCC-në. Sipas njoftimeve nga Qeveria e Kosovës, negocimi i marrëveshjes pritet te ndodh gjatë muajit maj, kur edhe pritet të finalizohen specifikat e këtij projekti.

Por çfarë paraqet ky projekt energjetik Amerikan? Sipas njoftimeve nga Ministria e Ekonomisë, projekti i Kompaktit do të parasheh investimin më të madh energjetik ne histori të Republikës së Kosovës, raporton Kosovo.Energy.

Projekti i paraparë nga marrëveshja e Kompaktit pritet të mbërrijë vlerën e më shumë se 200 Milion dollarëve, dhe kjo shumë dhurohet në formë granti nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Kosovën.

Granti pritet të përdoret për ndërtimin e një impianti të baterive akumuluese me kapacitet 200 MWh. Vlen të theksohet se një teknologji e ngjashme në rajon gjendet vetëm në Itali dhe Slloveni, impiante të cilat janë dukshëm më të vogla në krahasimin me projektin e paraparë nga Qeveria e Kosovës, që pritet të ketë kapacitetet më të mëdha në Evropë, raporton Kosovo.Energy.

A po vjen Tesla në Kosovë!?

Lexo më shumë

Po ashtu, shtetet e Ballkanit dhe disa shtete të BE-së si Rumania, Bullgaria, dhe Greqia, nuk e posedojnë ende këtë teknologji inovative, raporton Kosovo.Energy.

Bateritë akumuluese janë një teknologji e domosdoshme për balancim të tregut dhe kyçjës së burimeve të ripërtrishme në sistemin energjetik të Kosovës. Mbi të gjitha, kjo teknologji i mundëson Kosovës pavarësi të plotë energjetike, pasi që Kosova do të jetë e mundur të balancoj sistemin pa pasur nevojë për ndihmë nga shtet fqinje.

Po ashtu, bateritë akumuluese do të mundësojnë akumulumin e energjisë së natës për konsum gjatë ditës. Një problem i cili po ndikon në humbje të energjisë, si dhe importet e shtrejta të nevojshme për përmbushje të kërkesës për rrymë- të gjithë faktorë që po kontribuojnë në rritje të çmimeve, raporton Kosovo.Energy.

Përveç ndërtimit të këtij impianti, një pjesë më e vogël e grantit do të përdoret për fuqizimin të gruas dhe zhvillim të fuqisë punëtore në sektor të energjisë.

Fondet e MCC do të përdoren për bateri dhe zhvillimin e fuqisë punëtore

Lexo më shumë