Search

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu – Do të ndërtojmë termocentral të ri me qymyr nëse është e nevojshme ta ndërtojmë

29 Prill, 2021


Do të ndërtojmë termocentral të ri me qymyr nëse është e nevojshme ta ndërtojmë. Kështu ka thënë Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, në një diskutim të mbajtur mbrëmë në kuadër të emisionit ‘Kallxo Përnime’.

Impaktet mjedisore të sektorit të energjisë ishin tema mbizotëruese e diskutimit, gjersa Ministri i Mjedisit theksoj se Kosova mbase duhet të shfrytëzoj rezervat e saj të qymyrit për të arritur atë që burimet alternative duket se nuk mund ta sigurojnë dot, sigurinë energjetike.

Mirëpo, Ministri theksoj që të gjitha projektet apo investimet në këtë drejtim duhet të përcjellin dhe respektojn kriteret e nevojshme mjedisore, në mënyrë që të ulet në masë të madhe ndikimi negativ i djegies së qymyrit nga centralet energji prodhuese.

Filtrat në Kosova B pritet të realizohen deri në 2023, projekti i kogjenrimit ka qenë projekt i mirë në përpjekjet për të ulur ndotjen e ajrit në Prishtinë

Përgjatë diskutimit, Ministri Aliu ishte pyetur edhe rreth problemit mbizotërues të kualitetit të ajrit në Kosovë, e në veçanti në kryeqytetin e Prishtinës. Aliu theksoj se projekti i kogjenerimit në Prishtinë është një pikënisje e mirë në përpjekjet për të përmirësuar kualitetin e ajrit, ndonëse nuk ka ndihmuar shumë.

Tutje, Ministri sqaroj se janë disa fajtorë apo burime të ndotjes së ajrit, mirëpo projekte të tilla si instalimi i filitrave në termocentralin Kosova B pritet të kenë një ndikim për të ulur këtë ndotje.

“Është problem i përgjithshëm regjional nuk është vetëm tek ne, shkaktarët e ndotjes tek ne janë të shumtë. Është edhe termocentrali Kosova B i cili pritet që deri në 2023 të realizohen dhe funskionalizohen filtrat, dhe kjo do të ndikoj shumë në uljen e ndotjes

Aliu – Termocentralin e ri do ta ndërtojmë nëse është e nevojshme ta ndërtojmë, por do t’i respektoj kriteret mjedisore

Mirëpo, ministri Aliu ishte pyetur poashtu për planet rreth ndërtimit të termocentraleve të reja në vend.

Çka ishte mjaft interesante ishte qasja e Ministrit të mjedisit në shfrytëizimin e mëtutjeshëm të rezervave të qymyrit në vend, gjithmonë duke respektuar aspektin mjedisor dhe mitigimin potencial të ndikimit në mjedis.

“Me aq sa di, potencialet e qymyrit në vendin tonë mbase duhet edhe shfrytëzuar. Por, duhet të pasur gjithmonë parasysh aspektin mjedisor dhe ndikimin në mjedis”, tha Aliu.

“Në një anë kemi potencialin ekzistues që kemi qymyrin, dhe të shikohet se a ja vlenë të shkohet me këtë, dhe në anën tjetër kemi projekte tashmë gati të filluara për çështjen e termocentraleve, të filluara dhe të dështuara por të dështuara për motive të ndryshme. Kosova ka mbase potencial vetë të ndërtoj termocentral të vetin”, tha Aliu.

Aliu vëri theks të veçant në arritjen e sigurisë së energjisë ne vend, ku qartësoj se energjia e siguruar nga burimet alternative nuk mundet dot ta siguroj, duke sqaruar kështu se nëse është e nevojshme një termocentral i ri do të ndërtohet.

“Do ta ndërtojmë nëse është e nevojshme ta ndërtojmë. Është një optimum një garancion i sigurisë së energjisë, që jo gjithmonë me energjinë alternative mundesh ta sigurosh. Janë termocentralet ato që ta garantojnë, kjo është një, pra ti ke me siguru atë bazën e prodhimit të energjisë, e cila ka me garantu ty energjinë në vend”, ka thënë Aliu.

“Ata që janë të energjisë mund t’i pyetni, për me e siguru këtë bazën nën të cilën nuk guxon me ra, a kemi me pasë nevojë për një termocentral të ri a jo dhe sa do të jetë i madh ai nëse do të kemi nevojë për të”, vazhdoj tutje Aliu.

Por, Ministri insistoj se edhe nëse vendoset të vazhdohet me një investim për të një termocentral të ri, për të siguruar baza energjetike, atëherë ai termocentral do t’i respektoj kriteret mjedisore.

“Po flas si Ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësiror, dhe unë më të them ty që cilado përpjekje apo investim për termocentral të ri, që nuk e përjashtoj sepse nuk e di a duhet a nuk duhet se pse nuk jam i asaj fushe, por e di që duhet të sigurohet një bazë”, tha Aliu.

“Dhe ajo çka unë mund të siguroj është që ai termocentral, ai investim kapital që do të jetë, do t’i respektoj kriteret mjedisore”, tha ndër të tjera Aliu.

Kusari – Lila: Kosova e Re jo me thëngjill, thëngjilli të shfrytëzohet vetëm për kapacitetet ekzistuese

Lexo më shumë

Aliu – lidhja me Shqipërinë dhe kombinimi i hidrocentraleve në Shqipëri me termocentralet në Kosovë, mund të ulë nevojën për termocentralin e ri

Ministri poashtu përmendi edhe lidhjen apo bashkëpunimin enegjetik me Shqipërinë, dhe shtjelloj se në saje të kombinimit të hidrocentraleve në Shqipëri dhe termocentraleve në Kosovë mbase do të ulte nevojën për një termocentral të ri.

“Nuk e ka të mjaftueshme bazën prej qymyrit, natyrisht, lidhja me republikën e Shqipërisë, kombinimi i hidrocentraleve në Shqipëri me termocentralet tek ne do të ndihmonin këtë. Mbase do ta ulnin atë nevojën për termocentral të ri, por a do ta eliminoj plotësisht atë nuk mund ta them”, sqaroj Aliu.

Ndërsa, sa i përket investimit dhe prezantimit potencial të gazit në miksin energjetik në Kosovë, Aliu tha se, “Nuk e di, nuk mund të them nuk është në fushën time”, tha ndër të tjera Aliu.

Djegia e qymyrit gjatë sezonës së dimrit ndër sfidat më të vështira thotë Aliu, për të pëmirësuar kualitetin e ajrit transporti publik duhet të zëvendësoj transportin individual

Aliu theksoj se një ndër sfidat kryesore dhe më të vështira të dikasterit që ai udhëheq do të jetë adresimi i djegies së qymyrit nga ekonomitë familjare gjatë periudhës së dimrit.

“Ndalimi i shitjes së qymyrit nuk ka me qenë vendim i lehtë dhe i shpejtë, pose nuk i krijove kushtet alternative ti nuk mundesh me ndalu diçka. Nëse ti në dimër nuk ju siguron familjeve të varfëra dru për djegie qysh ke me e nal qymyrin.

“Nëse vendosen filtrat në Kosova B nuk do të ketë ndotje nga Kosova B, nëse ndërtohet termocentrali i ri do të ketë filtra, dhe nuk ka asnjë veprimtari ekonomike që nuk ka ndotje e nuk ka ndikim në mjedis. Mirëpo, janë disa kritere të cilat janë të lejueshme”, tha Aliu.

Ndërkaq, sa i përket kontributit ndotës nga automjetet, Aliu tha duhet të vendosen kritere në importimin e tyre, dhe se duhet të promovohet transporti publik në mënyrë që të zëvendësohet transorti individual.

“Sa i përket makinave dhe çështjes së vendosjes së kontrollit teknik dhe vendosjes së kritereve, jo vetëm në aspektin e moshës së veturës por edhe në aspektin e lëshimit të ndotjeve që viejnë në makinat dhe vendosjes së kritereve për importim të veturave. Eleminimin e veturave nga zonat urbane, përmes planit të mobilitetit që komuna e Prishtinës e ka bërë, dhe mbetet të shihet se çka është ai plan.

“Pra trafiku urban në zonat urbane duhet të lëshohet gjitnjë e më shumë hapësirë, transporti publik dhe të reduktojmë transportin individual”.

MFK: Sektori i banimit është burimi më i madh i ndotjes së ajrit me PM2.5

Lexo më shumë

Po të mos kishte automjete, ndotja e ajrit në Kosovë do të ishte 50 për qind më e ulët

Lexo më shumë