‘Renovohen’ parqet më të vjetra në Greqi
December 03, 2024
Korporata Publike e Energjisë Greke (PPC) se ka renovuar parqet e saj të vjetra me erë, të cilat përbëheshin nga 130 turbina. Kompania po nisë gjithashtu ndërtimin e tre parqeve të reja me erë.
PPC është kompania e parë në Greqi ka ndërtuar parqe të erës, gjatë 1980-90. Që nga ajo kohë këto parqe kanë arritur fundin e kohës operacional të tyre. Pas 25-30 viteve në operim, për parqet e erës është e nevojshme që të ndalohet operimi dhe të riciklohen turbinat e vjetra. Në shumë raste turbinat e një parku ekzistues zëvendësohet me ato moderne në një proces të quajtur renovim (termi që përdoret në gjuhën angleze ‘repower’).
PPC ka zëvendësuar deri më tani rreth 130 turbina të vjetra me 30 të reja, duke prodhuar të njëjtën sasi energjie elektrike, sipas udhëheqësit të CEO të Shoqatës Hellenic Wind Energy (HWEA ose, në greqisht, Eletaen), Panagiotis Papastamatiou.
Zëvendësimi është i mundur për shkak të përparimit teknologjik dhe rënies së kostove në dekadat e fundit. Në të njëjtën kohë, PPC po jep një shembull për kompanitë e tjera që duhet të ndjekin pasi gjithnjë e më shumë parqe të vjetra me erë do të duhet të renovohen.
PPC njoftoi gjithashtu se po fillon ndërtimin e tre parqe të reja të erës përmes filialit të saj PPC Renewables. Kapaciteti total është 100 MW. Këto parqe do të instalohen në Rodope, Phocida (Phocis) dhe Argolida (Argolis), të përbërë nga 19 turbina Nordex N149/5.X. Prodhimi i tyre vjetor i kombinuar vlerësohet në mbi 280 GWh. Përfundimi i tyre pritet në gjysmën e parë të vitit 2026.