Search

Projekti solar i kursen një Universiteti në Kosovë 9,5–10 mijë euro në vit

17 Qershor, 2021


Një projekt i vogël solar në Universitetin e Mitrovicës ‘Isa Boletini’, i cili përbëhet nga 280 panele solare me kapacitet të instaluar prej 85,4 kilovatësh, kursen nga 9,5 deri në 10 mijë euro shpenzime në vit.

Në video dokumenetarin ‘Kosovo’s Bright Future’ të USAID në Kosovë, Besart Hajrizi, Kryeshef Ekzekutiv në Qendrën e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë në Universitetin e Mitrovicës sqaron se përveç përfitimeve materiale, projekti ka edhe shumë ndikime pozitive në mjedis.

‘Ne përmes këtij projekti në njëfar forme kursejmë emetimin e dioksid karbonit në masën prej 101 ton apo 95 mij kilogram dioksid karboni’, ka sqaruar Hajrizi.

Deri në fund të vitit 2020 në gjithë territorin e vendit janë instaluar mbi 20 megavat kapacitete fotovoltaike, nga të cilat 10 megavat përfitojnë nga skemat mbështetëse dhe shesin gjithë prodhimin në rrjet me tarifa nxitëse.

Kapaciteti i instaluar i energjisë solare në Kosovë në fund të 2020 ishte 20.9 megavat

Lexo më shumë

1.8 megavat janë gjeneratorë të vegjël për vetkonsum me të drejtë të futjes së tepricave në rrjet apo prosumatorë, dhe 5.4 megavat gjeneratorë që prodhojnë energji ekskluzivisht për të përmbushur nevojat vetanake, apo pa operim të energjisë në rrjet, thuhet në dokumentar.

Ndërsa, edhe rreth 3.7 megavat janë kapacitete të instaluara përmes granteve bujqësore, sipas një raporti të DT-Global për USAID, ka raportuar Kosovo.Energy.

Ndryshe, Kosovo.Energy ka raportuar se rritja më e shpejtë e kapaciteteve solare në Kosovë kishte ndodhur në vitin 2018, pasuar nga viti 2019, kryesisht për shkak të përfundimit të projekteve të cilat përfitojnë nga tarifa nxitëse, apo skema e mbështetjes.

Klikoni për të shikuar video dokumentarin e plotë.