Search

Projekti i termocentralit të ri Tuzla 7 pranë dështimit, përflitet dorëheqja General Electric nga projekti

14 Qershor, 2021


Burime të panjohura nga Qeveria e Federatës së Bosnes dhe Hercegovinës kanë thënë se ndërtimi i njësisë 7 të termocentralit me qymyr në Tuzëll do të ndërpritet pas tërheqjes së General Electric nga projekti.

Në muajin nëntor Qeveritë në rajon kanë marrë detyra për zbatimin e çmimeve të emetimeve të karbonit si parakusht për çasje në grante dhe kredi me kushte të volitshme nga Plani Ekonomik dhe i Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Përndryshe, këto shtete do të përballen me mekanizmin e rregullimit ndërkufitar të karbonit, që në fakt është taksë mbi dioksidin e karbonit për mallrat dhe energjinë elektrike që këto vende mëtojnë të eksportojnë në Bashkimin Evropian.

Ndërsa në Ballkanin Perëndimor po vazhdojnë përpjekjet për të dekarbonizuar prodhimin e energjisë elektrike, Dnevni avaz ka cituar disa zyrtarë nga Federata e Bosnes dhe Hercegovinës sipas të cilëve projekti kinez për termocentralin me qymyr në Tuzëll është fare pranë dështimit.

Bosna fiton në fazën procedurale për rastin e termocentralit të ri me qymyr

Lexo më shumë

Këto burime të panjohura kanë thënë se General Electric, kompania që duhej të furnizonte projektin me turbinën dhe gjeneratorin 450 megavatësh, është tërhequr nga projekti. Ky lajm ende nuk është konfirmuar.

Ndryshe, Gezhouba Group dhe Guangdong Electric Power Design Institute nga Kina kanë nënshkruar marrëveshje me Bosnen dhe Heregovinën për projektin 1-miliardësh Tuzla 7 në vitin 2014.

Nuk do të ketë ri-negocim

Kompania shtetërore e energjisë elektrike në Bosne – EPBiH, ka informuar Qeverinë e Federatës së Bosnes dhe Hercegovinës se partnerët nga Kina po dëshirojnë të ri-negociojnë marrëveshjen, sipas artikullit në Dnevni avaz.

Sipas burimeve të panjohura, General Electric ka anuluar bashkëpunimin me këtë konsorcium nën presionin e Bashkimit Evropian pasi administrate në Bruksel është kundër cdo projekti qaë ka të bëjë me ndërtim të termocentraleve të reja.

Burimet kanë thënë se qeveria nuk është e vullnetit të diskutojë kushtet e marrëveshjes.

Për më shumë, Federata e Bosnes dhe Hercegovinës është një nga dy entitetet që formojnë Bosnen dhe Hercegovinën, Republika Srpska është entiteti tjetër, ku edhe janë planifikuar një tri termocentrale të reja të qymyrit.

Përgatitet terreni për termocentralin e ri Tuzla 7 ndërsa Komuniteti i Energjisë kërcënon me sanksione

Lexo më shumë

Në rast të dështimit të projektit të Tuzla 7, burimet kanë thënë se njësia e Federatës së Bosnës dhe Hercegovinës tani më ka plane tjera për rindërtimin e kapaciteteve ekzistuese në Tuzlla dhe Kakanj.

Këto dy projekte do të mund të përfundojnë brenda tri viteve dhe fondet tani më janë siguruar, kanë thënë b urimet, ndërsa njësite tjera të termocentraleve do të mbyllen në vitin 2023.

Gezhouba dhe General Electric tani më kanë histori bashkëpunimi në sektorin e energjisë. Kompania kineze është në listën e ngushtë për ndërtimin e hidrocentralit dhe digës në Maqedoni të Veriut dhe ka nënshkruar disa marrëveshje tjera për projekte energjetike në Ballkan.

Hapat e dekarbonizimit në Ballkan

Para pak javësh, EPBiH ka thënë se do të fillojë të kalkulojë kostot e dioksidit të karbonit për-brenda, në bashkëpunim me Sekretariatin e Komunitetit të Energjisë.

Shpenzimet e projektuara të karbonit kanë ndikuar që Serbia të ndërprejë planet për ndërtimin e një termocentrali me qymyr bashkë me kontraktorë nga Kina. Në anën tjetër, Maqedonia e Veriut është përkushtuar të zëvendësojë termocentralet me qymyr në termocentrale me gaz.

Mali i Zi tani më ka prezantuar një lloj sistemi për tregtimin e emetimeve të lejuara të dioksidit të karbonit. Termocentrali i vetëm me qymyr në këtë vend pritet të fillojë rindërtimin.

Në lidhje me Kosovën, vitin e kaluar ContourGlobal është tërhequr nga projekti i ndërtimit të termocentralit të ri me qymyr ndërsa rregullat mjedisore po bëheshin më strikte dhe kjo kompani nuk po mund të siguronte financat e nevojshme për projektin. Shqipëria nuk ka kapacitete qymyri.

Së fundmi, edhe Turqia ka anuluar disa projekte të termocentraleve por po vazhdon me disa prej tyre. Turqia është duke u përgatitur të sjellë taksën e BE-së për dioksidin e karbonit.

Greqia është duke zbatuar masa më radikale për të zvogëluar emetimet ndërsa Rumania është ende në fazën e planifikimit.

Kompania shtetërore elektrike në Bosne dhe Hercegovinë parasheh 850 milion euro investime brenda tre vitesh

Lexo më shumë