Search

Përgatitet terreni për termocentralin e ri Tuzla 7 ndërsa Komuniteti i Energjisë kërcënon me sanksione

02 Nëntor, 2020


EPBiH ka inciuar ndërtimin e njësisë me qymyr me kapacitet prej 450 megavatësh për të zëvendësuar tri njësi të vjetra të termocentralit në Tuzëll. Më herët, autoritetet në Bosne dhe Hercegovinë kanë njoftuar se kanë siguruar kredi prej 614 milion eurosh nga Banka e Kinës për Eksporte dhe Importe – China Exim Bank.

Për më shumë, autoritetet në Bosne dhe Hercegovinë kanë angazhuar një konsorcium kinez për të bërë ndërtimin e njësisë.

Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka inicuar procedurë kundër BiH për dyshimet mbi ndihmë shetëtërore

Mediat në Bosne dhe Hercegovinë kanë thënë se vendi është në rrezik të pranimit të sanksioneve nga Komuniteti i Energjisë. Kjo është konfirmuar nga zyrtarja për komunikim në Sekretaritat, Barbora Poyner.

Sekretariati i Komunitetiit të Energjisë pretendon se projeti i termocnetralit të ri me qymyr në Bosne dhe Hercegovinë ka pranuar ndihmë të jashtligjshme shtetërore, andaj në Mars të vitit të kaluar ka inicuar procedurë të zgjidhjes së mosmarrveshjes kundër BiH.

Poyner ka konfirmuar se sipas procedurës, seanca e parë ndëgjimore në Sekretariatin e Energjisë do të mbahet më 6 nëntor,  ku janë të ftuar edhe përfaqësuesit e BiH. Seanca ndëgjimore është vetëm një nga hapat për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të inicuara nga sekretariati.

Nëse provohet se BiH ka shkelur acquis e ndihmës shtetërore në lidhje me projektin Tuzla 7, të drejtat e vendit që rrjedhin nga Traktati i Komunitetit të Energjisë mund të kufizohen.

Disa javë më parë, kompania shtetërore EPBiH ka hapur procedurë të tenderimit për shërbime ligjore në lidhje me rastin. Vlera e këtij tenderi pritet të jetë 200,000 euro.

Sipërfaqja është bërë gati për të filluar punimet e ndërtimit

Në ndërkohë, një konsorcium i ndërmarrjeve lokale nga Bosna dhe Hercegovina ka bërë punët përgatitore për fillimin e ndërtimit të termocentralit Tuzlla 7.

Vlera e punëve përgatitore që kanë filluar në nëntor të vitit 2019 është rreth 9.5 milion euro.

Senad Salkic, drejtor për investime kapitale në EPBiH, ka thënë se sipërfaqja e ndërtimit është pothuajse gati dhe se procesi i përgatitjes do të përfundojë brenda pak ditësh.