Search

Kompania shtetërore elektrike në Bosne dhe Hercegovinë parasheh 850 milion euro investime brenda tre vitesh

06 Janar, 2021


Kompania shtetërore e energjisë elektrike në Bosne dhe Hercegovinë (EPBiH) ka miratuar planin tre-vjecar të biznesit përmes të cilit është zotuar të investojë 850 milion euro. Plani parasheh edhe rritjen e vlerave të prodhimit të energjisë elektrike nga burime të ripërtërtishme.

Prioritetet e kësaj kompanie përfshijnë fillimin e ndërtimit të hidrocentraleve të vogla në lumin Neretva në vitin 2021, vazhdimin e ndërtimit të hidrocentralit Vranduk dhe krijimin e kushteve për punime të mëtutjeshme në parkun e erës Vlasic, në hidrocentralin Janjici dhe në projekte solare, ka raportuar Balkan Green Energy Neës.

Plani parasheh edhe përfundimin e ndërtimit të parkut të erësnë Podvelezje dhe fillimin e operimit të këtij parku më 1 mars të këtij viti.

Punimet në ndërtimin e parkut në pronësi shtetërore të Podvelezje kanë filluar në muajin maj. Sipas planit të biznesit, ky park me kapacitet prej 48 megavatësh, i vendosur në afërsi të Mostarit, do të gjenerojë 100 gigavat orë energji elektrike në vitin 2021, dhe nga 120 gigavat orë energji elektrike në vitin 2022 dhe 2023.

Parku i erës në Vlasic, me kapacitet të njejtë të instaluar të prodhimit prej 48 megavatësh, pritet të prodhojë rreth 115 gigavat orë energji elektrike në vit. Ndërtimi i këtij parku është financuar përmes kredive nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Gjermane KfW.

Sipas raporteve të mëhershme, EPBiH planifikon të ndërtojë projekte solare me kapacitet të përgjithshëm të instaluar prej 200 megavatësh. Këto projekte EPBiH synon t’i ndërtojë në minierat e mbyllura të thëngjillit.

EPBiH ka planifikuar investime në termocentrale me thëngjill

Plani tre-vjecar i EPBiH parasheh edhe investime në termocentrale me qymyr. Në listën e projekteve me qymyr është përfshirë ndërtimi i njësisë 7 dhe rindërtimi i njësisë 6 të termocentralit në Tuzlla, si dhe rindërtimi i njësisë 7 të termocentralit të Kakanj.

Bosna fiton në fazën procedurale për rastin e termocentralit të ri me qymyr

Lexo më shumë

Në listën e projekteve, EPBiH ka përfshirë edhe projekte të desulfurizimit në njësinë 6 të termocentralit në Tuzlla dhe atë 7 të termocentralit në 7. Ajo është zotuar të operojë me termocentrale në pajtim me objektivat e përcaktuara në Planin Kombëtar për Reduktim të Emetimeve.

Plani i biznesit gjithashtu parasheh edhe 35.8 milion euro investime në miniera dhe blerjen e 13.9 milion tonëve të qymyrit, ka raportuar Balkan Green Energy News.

Sarajeva do të ndalojë përdorimin e qymyrit për ngrohje në vitin 2021

Lexo më shumë