Search

Polonia do të mbyllë termocentralin më ndotës më 2036

11 Qershor, 2021


Autoritet polake kanë thënë se janë gati të mbyllin termocentralin më ndotës në Evropë deri në fund të vitit 2036. Ambientalistët thonë se kjo duhet të ndodhë më herët.

Autoritetet në rajonin Lodz të Polonisë kanë thënë se termocentrali më ndotës në Bashkimin Evropian, Belchatou, do të mbyllet deri në fund të vitit 2036, ndërsa minierat në vitin 2038.

Kjo informatë për mbylljen e termocentralit bën pjesë në planin e rajonit Lodz për tranzicion të drejtë energjetike, i cili do të dorëzohet tek Komisioni Evropian me qëllim të përfitimit të fondeve të BE-së prej 17.5 miliard eurosh, në kaudër të fondeve për tranzicion të drejtë.

Pronari i termocentralit Belchatou, kompania shtetërore PGE, është duke planifikuar të fillojë gërmimet në një minierë tjetër afër Zloczeë, por edhe këto plane duket se do të braktisen sipas planit të dorëzuar, edhe pse PGE ende nuk ka tërhequr kërkesën për autorizim.

Belchatou ka liruar më shumë se një miliard ton dioksid karboni në atmosferë që nga viti 1982.

Sipas draft planit të Lodz për tranzicion të drejtë energjetik, djegia e linjitit në Belchatou do të zvogëlohet për 90 përqind deri në vitin 2030, për tu ndërprerë përfundimisht në vitin 2036.

Me datën e përcaktuar për mbylljen e termocentralit nuk janë pajtuar ambientalistët.

Reformimi i industrisë

Më 28 maj qeveria dhe sindikatat në Poloni kanë nënshkruar marrëveshje për reformimin e industrisë së minierave, me ç’rast janë pajtuar të vazhdojnë me aktivitetet dhe operimin e qymyrit deri në vitin 2049.

Sipas marrëveshjes, Polonia do të përdorë ndihmë shtetërore për të financuar operimin e kompanive jo-profitabile shtetërore të minierave.

Çekia do të padisë Poloninë për mihjet ‘ilegale’ të linjitit

Lexo më shumë

Draft plani siguron fonde publike për të financuar largimin dhe instrumentet e përkrahjes për minatorët e pushuar nga puna, si dhe pako financiare për transformimin energjetik të rajonit të Silesisë jugore në Poloni.

Në vitin 2020, pjesëmarrja e qymyrit në miksin energjetik të Polonisë ka rënë për 65 përqind.

Marrëveshja e nënshkruar duhet aprovuar edhe nga Komisioni Evropian, pasi përfshinë ndihmë shtetërore. Për momentin, Komisioni është duke analizuar marrëveshjen, ndikimin e saj në klimë dhe përputhshmërinë me politikat e ndihmës shtetërore dhe qëllimet klimatike.

BE i bashkohet Çekisë në nismën ligjore kundër Polonisë

Më 9 qershor, një ditë pas shpalljes së planeve për termocentralin Belchatou, Komisioni Evropian ka thënë se do t’i bashkangjitet Çekisë në rastin gjyqësor kundër Polonisë për zgjerimin e minierës së qymyrit të Turou në Bogatynia, afër kufirit në mes të këtyre dy vendeve.

Qeveria çeke ka thënë se zgjerimi i kësaj miniere është duke dëmtuar komunitetet në pjesën e saj të kufirit. Ambientalistët kanë thënë se miniera është duke rrezikuar qasjen në ujë të pijshëm për mijëra familje në Çeki. Ndikimet prekin edhe qytetin gjerman të Zittau.

Në dhjetor 2020, Komisioni ka thënë se Polonia ka shkelur disa ligje të Bashkimit Evropian. Shkeljet përfshijnë edhe mungesën e zbatimit të ligjeve të BE-së që në raste të tilla kërkojnë të zgjerimit të minierave në zona kufitare, kërkojnë edhe miratimin e shteteve tjera të ndikuara.

Polonia planifikon të ketë vetëm 23 për qind të rrymës nga BRE-të në vitin 2030

Lexo më shumë

Muajin e kaluar, Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur se miniera, e cila furnizon me qymyr termocentralin që mbulon rreth 7% të kërkesës për energji elektrike në Poloni, duhet të ndalojë operimin deri sa Gjykata të sjellë vendimin përfundimtar.

Por, Polonia ka refuzuar të mbyllë minierën dhe të zbatojë vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Palët janë tani duke tentuar të arrijnë marrëveshje për negociatave.

Kundërshtimi publik

Në ndërkohë, pesë individë kanë filluar procese gjyqësore kundër Polonisë për dështimin e kësaj të fundit të mbrojtë qytetarët ndaj ndryshimeve klimatike.

Lista e individëve përfshinë një bujk, një kompani të shërbimeve energjetike, pronarin e një biznesi të eko-turizmit, prindër dhe një aktivist mjedisor.

‘Përmes këtyre padive, udhëheqësit e Polonisë do ta kenë të vështirë të injorojnë ndikimet e ndyrshimeve klimatike në vendin e tyre’, ka thënë përfaqësuesja ligjore e ClientEarth Sophie Marjanac.

‘Qeveria e Polonisë duhet ti garantojë banorëve të drejtën për mjedis të shëndetshëm dhe të drejtën për jetesë në klimë të sigurtë dhe stabile. Në fakt, kjo është detyre e tyre ligjore’, ka thënë ajo.

12 vende të Evropës kanë dorëzuar planet për largimin nga qymyri

Lexo më shumë