Search

Çekia do të padisë Poloninë për mihjet ‘ilegale’ të linjitit

23 Shkurt, 2021


Republika Çeke do të fillojë procedura ligjore kundër Polonisë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë për mihjet ilegale të qymyrit në minierën Turou, ka konfirmuar Ministri i jashtëm çek, Tomas Petricek. Sipas Burosë Evropiane të Mjedisit, ky është rasti i parë në historinë e BE-së ku një shtet anëtarë fillon procedura ligjore kundër tjetrit për arsyje mjedisore.

Miniera e linjitit Turou është e vendosur në mes të kufirit të Polonisë, Çekisë dhe Gjermanisë, dhe mihja në këtë lokacion ndikon negativisht edhe në jetërat e qytetarëve përreth, e në veçanti rrezikon furnizimin me ujë të pijshëm në fshatërat çeke në afërsi të kufirit.

Në mars 2020, autoritetet në Poloni kishin dhënë leje për zhvillimin e aktivitete të mihjes deri në vitin 2026, duke injoruar shqetësimet dhe kërkesat e autoriteteve të Çekisë të cilët po kundërshtonin dhënien e lejes.

‘Kam bërë përpjekje për kohë të gjatë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje pa inicuar procedura ligjore’, tha Petricek, propozimi i të cilit për të paditur Poloninë është miratuar nga qeveria Çeke këtë të hënë, ndërsa u mirëprit nga autoritetet e këtij vendi dhe organizatat ambientaliste.

Sipas autoriteteve çeke, Polonia ka thyer ligjet e BE-së. Në dhjetor të vitit 2020, Komisioni Evropian kishte mbështetur pretendimet e Çekisë se Polonia ka shkelur Direktivën për Vlerësim të Ndikimit në Mjedis që kërkon edhe konsultime ndërkufitare, si dhe parimet e bashkëpunimit dhe fqinjësisë në Traktatin e BE-së.

‘Fatkeqësisht, negociatat që u zhvilluan në Varshavë dhjetë ditë më parë nuk i plotësuan pritjet tona. Kështu, ne do të fillojmë procesin ligjor si dhe do të propozojmë masa të përkohshme ndalimi’, tha Ministri Petricek.

Nëse gjykata bie dakord, minierat në Turou do të ndërprejnë operimin menjëherë, deri në vendimin përfundimtar.