Search

12 vende të Evropës kanë dorëzuar planet për largimin nga qymyri

09 Mars, 2021


Hungaria do të mbyllë termocentralin e fundit operacional – Matra në vitin 2025, apo pesë vite para afateve të përcaktuar. Matra ka kapacitet të instaluar prej 884 megavatësh.

Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Shtetit të Hungarisë për Zhvillim të Ekonomisë, Energjisë dhe Politikave të Klimës, Attila Steiner.

Pas mbylljes së termocentralit Matra, lista e termocentraleve të mbyllura me qymyr në Evropë shënon 157 termocentrale nga gjithsej 324 sa ishin.

Pas Danimarkës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Greqisë, Italisë, Irlandës, Holandës, Portugalisë, Sllovakisë, Britanisë, Austrisë, Belgjikës dhe Suedisë, Hungaria është një nga dymbëdhjetë vendet e Evropës me plane konkrete për largim të qymyrit.

Dhjetë nga dymbëdhjetë këto vende nuk po përdornin qymyrin për të prodhuar rrymën as më herët.

Ndërsa, trembëdhjetë vende në Evropë, duke përfshirë edhe Kosovën, ende duhet të shpallin afatet për largim të përdorimit të qymyrit, ndërsa diskutimet për të përcaktuar këtë afat po vazhdojnë në Çeki, Spanjë dhe Maqedoni të Veriut.

Bosna dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Polonia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Turqia, Republika Çeke, Spanja dhe Maqedonia e Veriut ende nuk kanë shpallur planet konkrete për largimin e qymyrit.