Search

Polonia planifikon të ketë vetëm 23 për qind të rrymës nga BRE-të në vitin 2030

03 Shkurt, 2021


Qeveria në Poloni ka miratuar një plan për të përshpejtuar tranzicionin e vendit në energji bërthamore dhe të pastër.

Të martën, Qeveria është zotuar që të ketë 23 për qind të energjisë elektrike nga burime të ripërtëritshme deri në vitin 2030, për dallim nga 13 për qind sa ka tani.

Plani parashikon rritje të prodhimit të rrymës nga burimet e erës, sidomos nga projektet e vendosura në detin Baltik. Përvec kësaj, Polonia planifikon edhe hapjen e centralit të parë bërthamor në vitin 2033, edhe pse ende nuk ka përzgjedhur teknologjinë dhe lokacionin e këtij projekti.

Këto aktivitete pritet të krijojnë 300 mijë vende të punës, sipas planit të ri të miratuar të Polonisë.

Ekonomia e Polonisë është zvogëluar për 2.8 për qind për shkak të krizës pandemike. Rënie ekonomike ishte shënuar për herë të parë në 30 vite.

Energjia elektrike në Poloni mbështetet nga burimet e thëngjillit, të cilat marrin pjesë me rreth 72 për qind në miksin energjetik të këtij vendi.

BERZH dhuron kredi prej 26 milion eurosh për ndërtimin e dy parqeve të erës në Poloni

Lexo më shumë