Search

Pepaj: ZRRE po planifikon skemë të re mbështetëse për vetë-konsumatorët

22 Korrik, 2022


Më 21 dhe 22 korrik është mbajtur edicioni i dytë i forumit për energji solare në Kosovë, në të cilin po merrnin pjesë përfaqësues të shumtë të institucioneve kryesore të sektorit të energjisë në Kosovë.

Ne forum, drjetori menaxhues i ZRRE-se, Petrit Pepaj tha se është deryrë e rregullatorit të zhvilloj mekanizmat e duhur rregullativ që do të mbrojnë interesat e konsumatorëve, te nxisë konkurencën, të mbeshtetë teknologjinë e paster dhe në fund, të siguroj furnizim me energi elektrike për të gjithë konsumatorët, raporton Kosovo.Energy.

Pepaj tha se tranzicioni drejt një të ardhme me më pak karbon, ka krijuar në mënyrë të natyrshme një rol të ri per qytetarët, nga të qenit konsumator pasiv të energjisë në atë aktiv, ose siq njihet tashmë si konsumatorë vetë prodhues.

Ai theksoi se në vitin 2017, ZRRE-ja ka sjellur rregullën për skemën mbështetëse për gjeneruesit nga BRE-të, e cila u ka lejuar konsumatorëve të energjisë të bëhen konsumatorë vetë-prodhues. Ai tha se kufiri i kapacitetit të kyçjes për këtë lloj të konsumatorëve ishte i kufizuar, për shkak të panjohurave të ndikimit të kyçjes së këtyre konsumatorëve në rrjet.

Pepaj: Skema e mbështejtes së BRE-ve ka sjellur rezultate të mira

Pikërisht kufizimet në kapacitet dhe nivelin e kyçjes e pamundësonin që këta konsumatorë te përfitojnë sipas skemës aktuale, sqaroi Pepaj.

‘Sektori energjetik i Kosovës aktualisht po përballet me një nivel në rritje të depërtimit të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, gjë që shton më shumë kërkesa për institucionet që të krijojnë një mjedis të përshtatshëm për akomodimin e duhur të zhvillimeve të tilla. Me rëndësi të veçantë është rritja e numrit të konsumatorëve të energjisë elektrike që kalojnë në vetëprodhim përmes investimeve vetanake për instalimin e paneleve diellore në çati’, ka thënë Pepaj.

Ndërsa sqaroi se skema aktuale ka sjellur shumë të mira në zhvillimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë, Pepaj shtoi se ZRRE është duke përgatitur skemë të re mbështetëse për teknologjinë e ripërtëritshme, përveç asaj ekzistuese, për të mbështetur konsumatorët e energjisë elektrike që të bëhen vetë-konsumatorë të burimeve të ripërtëritshme, raporton Kosovo.Energy.

“Zyra e Rregullatorit për Energji po planifikon një skemë të re mbështetëse për teknologjinë e ripërtëritshme, përveç asaj ekzistuese, për të mbështetur konsumatorët e energjisë elektrike që të bëhen vetë-konsumatorë të burimeve të ripërtëritshme”, ka thënë Pepaj në forumin e solareve.

Pepaj: Nevojitet një model me neto-faturim për vetë-konsumatorët

Pepaj tha se bashkë me skemën, synimet e ZRRE-së është të sjellë një model me neto-faturim për vetë-konsumatorët.

Për dallim nga skema e deritanishme, ku vetë-konsumatorëve që prodhonin më shumë energji se që konsumonin energjia u kthehej si produkt, faturimi neto lejon që diferenca mes energjisë së konsumuar dhe energjisë tepricë dhe të futur në rrjet nga vetë-konsumatorët të kreditohet në njësi monetare, për periudhën e ardhshme të faturimit, raporton Kosovo.Energy.

“Ndonëse vlera e energjisë elektrike të konsumuar është e përcaktuar, sfida është se si të vlerësojmë energjinë elektrike të tepërt të injektuar në rrjet”, tha Pepaj. “Skema e faturimit neto mundëson rimbursimin e tepricës së energjisë elektrike që është injektuar në rrjet, por zakonisht çmimi i asaj energjie elektrike caktohet në atë mënyrë që gjithmonë është më mirë për konsumatorët vetprodhues që të maksimizojnë vetë-konsumin e tyre pasi që kursimet ekonomike janë më të larta”, shtoi Pepaj tutje.

Pepaj: Sistemi elektroenergjetik duhet të rrisë sa më shumë prodhimin vendor të rrymës, integrimi i vetë-konsumatorëve opsioni më i shpejtë

Në forumin e solareve, drejtori menaxhues i ZRRE-së, Petrit Pepaj shtoi se sistemi elektroenergjetik në Kosovë duhet të rrisë sa më shpejtë prodhimin vendor të energjisë elektrike, për të siguruar furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Në këtë drejtim, integrimi i konsumatorëve vetprodhues të energjisë është opsioni më i shpejtë i disponueshëm për momentin dhe rrethanat, i cili paralelisht supozon se pjesën dominuese të efektit pozitiv ekonomik e mbajnë familjet kosovare dhe konsumatorët komercial”, ka thënë Pepaj.

Ai tha se tranzicioni drejt një të ardhme me më pak karbon, ka krijuar në mënyrë të natyrshme një rol të ri për qytetarët, nga të qenit konsumator pasiv i energjisë në atë aktiv, ose siç njihet tashmë gjerësisht si Prosumatorët e energjisë së ripërtëritshme, raporton Kosovo.Energy.

Për fund, Pepaj sqaroi se çdo dy ose më shumë konsumatorë fundorë të vendosur në të njejtën ndërtesë ose bllok banesor mund të formojnë Prosumatorë, por se duhet plotësuar disa kushte.