PEN: Ndotja e ajrit shkakton 45% të vdekjeve të pneumonisë tek fëmijët dhe 28% tek të rriturit
December 14, 2020

Organizata PEN ka publikuar animacion mbi ndikimet e ajrit të ndotur në shëndet, mjedis dhe ekonomi.
PEN thekson se ndër ndikimet afatshkurtëra të ndotjes së ajrit në shëndet janë teshtitja dhe kollitja, acarimi i syve, fytit, hundës dhe lëkurës. Të ndikuarit, mund të përballen edhe me dhimbje koke dhe marramendje, sëmundje kardiovaskulare, respiratore, të veshkëve, mëlçisë, kancer dhe dëmtim të trurit.
‘Ndër grupet më të prekura janë fëmijët nën 14 vjec, të moshuarit, individët me probleme shëndetësore dhe gratë shtatzëna. Ndotja e ajrit shkakton shkakton 45% e të gjitha vdekjeve të pneumonisë tek fëmijët më të vegjël se 5 vjec, dhe kontribuon në 28% të të gjitha vdekjeve të të rriturve nga pneumonia’, kanë thënë PEN.
Përvec ndikimeve në shëndet, duke kontribuar në ngrohjen globale dhe në zvogëlimin e aftësive riprodhuese të kafshëve dhe të lëndëve ushqyese në tokë, ndotja e ajrit shkakton edhe ndikime marramendëse në mjedise.
‘Zvogëlon lëndët ushqyese në tokë dhe në rrugët ujore, dëmton pyjet, të korrat, të mbjellat dhe bimët. Dëmton ndërtesat dhe monumentet artistike përmes korrozionit, biodegradimit dhe venitjes së bojrave’, ka thënë PEN në videon e publikuar.
PEN ka shkruar edhe për ndikimet në ekonomi, duke sugjeruar se ndotja e ajrit përfshin kosto serioze ekonomike të tregut dhe jo të tregut.
Sipas PEN, ndotja ndikon në reduktimin e produktivitetit në punë për shkak të ndërlikimeve shëndetësore, rritjen e shpenzimeve shëndetësore dhe humbjen e prodhimit bujqësor.
Më shumë njerëz vdesin nga ajri i ndotur sesa nga duhanpirja
Viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, por akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.
Organizata Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësim se ndotja e ajrit është një nga kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin. Sipas kësaj organizate, ajri i ndotur vret mbi 7 milionë njerëz në vit.
Ndryshe, në raportin e fundit të progresit për Kosovë, Komisioni Evropian paralajmëron mbi nivelet e larta të ndotjes së ajrit në vend.
Sipas raportit, cilësia e ajrit është ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit publik në Kosovë, dhe pak është bërë për të zvogëluar ndotjen.
Komisioni Evropian sugjeron se ndotja e pakontrolluar e ajrit kryesisht shkaktohet nga termocentralet me afat të skaduar, ngrohja në amvisëri, trafiku, emetimet industriale dhe djegja e mbeturinave dhe materialeve tjera toksike.
Që të gjitha këto, sipas raportit, kërkojnë veprime urgjente, deri sa disa nga veprimet e ndërmarra deri tani kanë treguar të jenë jo-efektive, thuhet në raport.
Kosova duhet të përditësojë Strategjinë e Energjisë, afërsisht 800 persona vdesin në vit nga ajri toksik