Search

Planifikohet një Digë e Re në Lumi e Desivojcës

August 04, 2026


Kanë filluar hapat e para rreth dizajnit të detajuar të një dige multifunksionale në lumin e Desivojcës, duke përfshirë dhe procesin e vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social.

Javën e kaluar, ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, MINTI, përmes Projektit FLOWS, ka realizuar rakimin e parë të konsultimit publik për Vlerësimin e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) të projektit të Digës së Re Multifunksionale në Desivojcë.

Projekti FLOWS KS, financohet nga Banka Botëror dhe ka për qëllim përforcimin dhe përmisimin e menaxhimin e burimeve ujore në Kosovë.

Në takimin e mbajtur ekspertët dhe qytetarët janë informuar rreth zgjidhjeve teknike të digës së re, si dhe mbi procesin e Vlerësimit të Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS), aktivitetet e angazhimit të palëve të interesit dhe mekanizmin për trajtimin e ankesave.

reth këtij projekti kryetari i Odës së Inxhinierëve të Kosovës, Arsim Rapuca, ngriti disa çështje me rëndësi rreth nevojave profesionale dhe teknike për vlersimin e impaktit të aktivitetve të tilla.

Ai ka cekur nevojën për realizimin e studimeve të detajuara të mikrozonimit sizmik, duke pasur parasysh rëndësinë strategjike të projektit dhe faktin se Kosova ende nuk disponon të dhëna të detajuara të rrezikut sizmik, përtej hartave të përgjithshme, raporton Kosovo Energy News.

Po ashtu në njotimin e Odës së Inxhiniereve është theksuar se pjesë të diskutimit kanë qenë dhe asat që do të ndërmerren në rast se studimet gjeologjike dhe gjeoteknike evidentojnë formacione që mund të shkaktojnë humbje të ujit nga rezervuari, si dhe afatet kohore për realizimin e projektve.