Search

Gjeten defekte teknike edhe njësia A3 largohet nga rrjeti

August 19, 2026


Korporata Energjetike e Kosovës, KEK, ka bërë të ditur se për shkak të një defekti teknik të evidentuar në Njësinë A3, dhe duke pasur parasysh rrezikun e dëmtimit të mëtejshëm të pajisjeve, në ora 22:17 të së hënës, më 17 gusht, është bërë ndalimi i kontrolluar i njësisë.

KEK njofton se ndalimi është ndërmarrë si masë parandaluese, me qëllim të ruajtjes së gjendjes teknike të pajisjeve dhe krijimit të kushteve të sigurta për ndërhyrjen dhe sanimin e defektit.

“Ekipet profesionale janë duke trajtuar situatën dhe Njësia A3 do të rikthehet në operim pas përfundimit të ndërhyrjeve të nevojshme dhe verifikimit të kushteve të sigurta për punë”, thuhet në njoftim.

Sipasoj e largimit të kësaj njësie nga rrejti, remonteve vjetore si dhe modernizimit të njësisë B1 aktualisht kapaciteti total prodhues i KEK është 395MWh, sipas të dhënave të publikuara nga njësia për tregtim të energjisë e KEK.

/Telegrafi