Search

Eskalon ndotja e ajrit në Prishtinë, në Prishtinë vlerat arrijnë 503

November 11, 2020


Çështja e ndotjes së ajrit në Prishtinë ka kohë që është temë debatesh nga më të ndryshmet. Kryeqyteti i Kosovës prej kohësh është duke u përballur me nivel të lartë të ndotjes.

Matësi i vendosur në rrugën Gazmend Zajmi në Prishtinë ka sinjalizuar për vlera marramendëse të ndotjes së ajrit. Në momentin e publikimit të këtij artikulli, niveli i ndotjes në këtë lagje ka arritur 503, e cila vlerë vlerësohet si shume e rrezikshme.

Sipas përshkrimit të niveleve të cilësisë së ajrit, gjendja vlerësohet si emergjente dhe e rrezikshme për të gjithë në momentin që tejkalon vlerën 301 të ndotjes.

Viteve të kaluara ka pasur raportime të shumta madje edhe protesta për ndotjen e ajrit, por akoma nuk është ndërmarrë asgjë për ta rregulluar këtë problem.

Organizata Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur shqetësim se ndotja e ajrit është një nga kërcënuesit më të mëdhenj për shëndetin. Sipas kësaj organizate, ajri i ndotur vret mbi 7 milionë njerëz në vit.