Search

Park i ri Solar në komunën e Obiliqit – ZRRE thërret për diskutim publik

June 16, 2026


Zyra e Rregullatorit për Energji, ZRRE, njofton të gjitha palët e interesuara se është hapura për diskutim publik plani i një park të ri solare, në komunën e Obiliqit.

Në përputhje me dispozitat e Nenit 13 të Rregullës Nr. 03/2022 për Procedurën e Autorizimit për Ndërtimin e Projekteve të Energjisë, për marrje të Autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike investitorët duhet të dorëzojnë ZRRE aplikacionin e tyre,

Pjesë e procesit është hapja e diskutimeve publike, ku brenda një periudhe tetë ditore qytetarët dhe palët e interesurara kanë të drejtë të paraqesin vërejtjet e tyre eventuale lidhur me projektin.

Së fundmi, **„MEDRUPLAST“ SH.P.K  ka aplikuar për marrje të autorizimit dhe për ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese për prodhim të energjisë elektrike nga panelet solare me kapacitet të instaluar prej 1 MW në Llazarevë të Obiliqit.

Dokumentacion i dorëzuar për marrjen e autorizimit përfshinë

  • Pëlqimin Mjedisor Nr.5900-2/25 dt. 03.12.2025 të lëshuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
  • Aktvendimin për Kushte Ndërtimore nr. 05-351-02-33759-25 dt. 19.02.2026 të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
  • Aktvendimi për Leje Ndërtimore Nr. 05-351-01-5485-26 dt. 03.03.2026 për “Instalimin e Sistemit Solar Fotovoltaik- në kulmin e objektit me kapacitet 1.0 MW, ngastra katastrale 00124-14 ZK Llazarevë, të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban, Pronë dhe Kadastër e Komunës së Obiliqit.
  • Pëlqimin Elektroenergjetik Nr. 7376 dt. 22.05.2026 të lëshuar nga KEDS SH.A.
  • Dëshmi mbi të drejtat pronësore (Kontratat për shfrytëzimin e tokës);
  • Deklaratën për shitjen e energjisë;
  • Dëshmi për posedimin e 10% të vlerës së investimit;
  • Parakontratën për Inxhinieri, Prokurim dhe ndërtim (EPC);
  • Studimi i fizibilitetit teknik dhe financiar,
  • Plani i Biznesit; dhe
  • Plani Dinamik i Realizimit.

Palët e interesuar mund të sigurojnë qasje në dosjen e Aplikimit për aq sa e lejon legjislacioni për Qasje në Dokumentet Publike.

Për momentin, pasiqë asnjo skemë mbështetëse për projekte të tilla nuk është në funksion, këto parqe solare do të shesin energjinë e prodhuar në treg të lirë, me çmim të parregulluar.

Komentet rretj projektit 1MW në Shtime mund të dërgohen në ZRRE deri më 18 qershor në adresat elektronike: [email protected] dhe [email protected].