Search

Në Shqipëri themelohet Operatori i Energjisë së Ripërtëritshme

November 26, 2024


Qeveria në Tiranë miratoi krijimin e një kompanie shtetërore që do të merret me shit-blerjen e energjisë së ripërtëritshme në treg. Ky operator do të jetë gjithashtu përgjegjëse për fondin e mbështetjes së energjisë së pastër.

Në përputhje me Ligjin për Nxitjen e Përdorimit të Energjisë nga Burimet e Rinovueshme, Këshilli i Ministrave i Shqipërisë dha dritën e gjelbër për krijimin e Operatori për Burime të Ripërtëritshme (OER). Kompania publike do të ngarkohet të blejë energji elektrike nga prodhuesit me kontrata për diferencë (CfD).

Plane të ngjashme për një operator për burime të ripërtëritshme të energjisë ka dhe Kosova. Themelimi i këtij operatori shihet në Ligjin për Promovimin e Përdorimit të Burimeve të Ripërtërishme të Energjisë, i cili është aprovuar këtë vit.

Shërbimet që do të kryen nga Operatori për Burime të Ripërtëritshme, deri tani ishin përgjegjësi e Operatorit të Tregut të Lirë, që është pjesë e operatorit të sistemit të shpërndarjes OSHEE. OER do të blejë energjinë elektrike nga parqet e erës dhe ato diellore që kanë marrë kontrata në ankandet e energjisë së ripërtëritshme dhe do ta shesë atë në treg. Vlen të përmendet se deri më tani në operim ka disa parqe solare, mirëpo ende asnjë park të erës. Hidrocentralet, të cilët mbulojnë pjesën më të madhe të kapacitetit gjenerues do të përshihen në OER gjithashtu. Këto centrale në Shqipëri njohen si prodhues prioritar shtetëror.

Kapitali fillestar i operatorit është €510,000.00, i siguruar nga rezerva e buxhetit të shtetit.

//Balkan Green Energy News