Search

Mos e bo bërllog: Bëhu pjesë e kampanjës duke postuar video mbi problemet mjedisore në komunitetin tuaj

January 31, 2025


Balkan Green Foundation ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në kampanjën #mosebobërllog Video Challenge 2, në të cilën mund të dokumentoni problemet mjedisore në komunitetin tuaj.

BGF së bashku me ambasadën Suedeze, iniviativën Community Development Fund – CDF, organizatën Ec ma Ndryshe, OJQ-në Rilindja e Gjelbër dhe qendrën kulturore 7 Arte kanë filluar kampanjën mos e bo bërllog, me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve rreth ndotjes ambientale që ndodhet rreth nesh.

Kjo iniciativ përmes video-ve të shkurta synon të dokumentoj problemet mjedisore si ndotja e ajrit, ujit, tokës, shkatërrimi i pyjeve, apo çështje të tjera të ngjashme.

Për të u bërë pjesë e kampanjës ju duhet të ndiqni hapat e mëposhtëm.

1.Filmo një video (me gjatësi maksimale prej 2 minuta) ku pasqyrohet qartë problemi mjedisor që ke identifikuar.

2. Shto një përshkrim të shkurtër për videon, duke shpjeguar pse mendon se ky problem duhet adresuar.

3. Publiko videon në rrjetet sociale duke përdorur hashtag-un #mosebobërllog (duke bërë profilin tuaj publik) ose dërgoje në emailin adresën [email protected]

4. Shpërndaje videon dhe fto miqtë e tu të bashkohen në këtë iniciativë.

Afati për dorëzimin e videove është 15 mars 2025.

Videot më të mira do të ndahen në platformat e organizuesve, dhe autorët e tyre do të shpërblehen me një çmim simbolik. Gjithashtu, ata do të kenë mundësinë të bashkëpunojnë me ne në projekte mjedisore.